Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: Tes’hijlul-ilmam bi fk’hil-ehadijth min bulugil-meram, 6/326
Ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –:
الدعاء بين الأذان والإقامة لا يُرد
“Du’aja që bëhet në kohën mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.”
Shpjegimi i Shejkh Feuzanit
Shumë prej njerëzve e neglizhojnë du’anë mes Ezanit dhe Ikametit, dhe angazhohen në këtë kohë me leximin e Kur'anit.
Nuk ka dyshim që leximi i Kur'anit është një vepër e madhe, por për të ka kohë të tjera.
Është më mirë nëse ti e shfrytëzon këtë kohë me du’a dhe dhikër, sepse du’aja e kufizuar në një kohë është më e mirë se du’aja që bëhet në çdo lloj kohe!
Leximi i Kur'anit është i pakufizuar dhe bëhet në çdo kohë, ndërsa kjo kohë (mes Ezanit dhe Ikametit) është e veçantë për du’a.
Dhe angazhimi në këtë kohë me du’a, dhikër dhe Istigfar është më i mirë se leximi i Kur'anit!
Duhet të tregohemi të zgjuar në lidhje me këtë!
Përktheu: Servet Mata