Bismilah...

 Autor: Ebul Abbas Ahmed ibn Umer el-Kurtubij (578-656 h.)

Burimi: El-Mufhim lima eshkele ala Telkhisi Sahih el-Muslim, 7/181

 

 

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lelm, ka thënë:

إِنَّ أَهْلَ الْجَنَّةِ يَأْكُلُونَ فِيهَا وَيَشْرَبُونَ وَلاَ يَتْفُلُونَ وَلاَ يَبُولُونَ وَلاَ يَتَغَوَّطُونَ وَلاَ يَمْتَخِطُونَ ‏"‏.‏قَالُوا فَمَا بَالُ الطَّعَامِ قَالَ"‏ جُشَاءٌ وَرَشْحٌ كَرَشْحِ الْمِسْكِ يُلْهَمُونَ التَّسْبِيحَ وَالتَّحْمِيدَ كَمَا يُلْهَمُونَ النَّفَسَ

“Njerëzit në Xhenet hanë dhe pinë, por nuk pështyjnë, nuk urinojnë, nuk bëjnë jashtëqitje dhe nuk u rrjedhin hundët. Sahabët thanë: “Po ushqimi ku përfundon?” Ai tha: “Del në formë të gromësirës dhe djersitjes, të cilat kundërmojnë erë parfumi dhe ata janë të frymëzuar që të bëjnë tesbih (SubhanAllah) dhe tehmid (Elhamdulilah) ashtu siç marrin frymë.” Muslimi (2835)

 

Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

 

Ky tesbih që bëjnë ata nuk është se ata janë të ngarkuar dhe të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë, ngaqë Xheneti nuk është vend ku ka detyrime dhe obligime, por është vend i shpërblimit. Por, ky tesbih dhe tahmid që bëjnë ata, është për shkak se e kanë shumë të lehtë dhe u vjen vetvetiu pa ndonjë ngarkesë. Aspekti i përngjasimit këtu me njeriun (në dunja) është se frymëmarrja e njeriut është e patjetërsueshme dhe nuk është se njeriut i vjen rëndë dhe as që ka vështirësi gjatë frymëmarrjes. Çdo frymëmarrje që bën njeriu është e domosdoshme për njeriun. Ai mund t’i ndalë disa frymëmarrje por nuk mund ta ndalë shumicën e frymëmarrjeve të tij. Kështu do të jetë edhe përmendja e Allahut në Xhenet nga ana e njerëzve.

Sekreti këtu është se zemrat e tyre janë ndriçuar nga njohja e plotë e Allahut dhe sytë e tyre janë kënaqur duke e shikuar Allahun. Ai u ka dhënë shumë mirësi nga ana e Tij; zemrat e tyre janë mbushur me dashuri dhe miqësi për Të. Gjuhët e tyre nuk pushojnë duke e përmendur atë dhe janë të lidhura pas falënderimit të Tij. Ai që e do dikë, e përmend shpesh atë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari