Bismilah...

Autor: Shejkh Salih Ibën Muhammed el-Luhajdan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=136880

Pyetësi thotë: I nderuar Shejkh, shpresojmë nga ju që të na përkufizoni menhexhin e Selefëve, kush është Selefij dhe ç’gjykim ka ai që thotë që të kundërshtojmë menhexhin Selefij?

Përgjigje: Fjala “selef” ka për qëllim atë që kanë qenë më përpara. Babai i njeriut është selefi i tij. Të vdekurit janë selefët e të gjallëve. Kurse për sa i përket emërtimit që njihen Muslimanët, kur ata thonë “Selefët”, me këtë kanë për qëllim Selefët e devotshëm, që nga Sahabët (radij-Allahu ‘anum), Tabi’inët dhe pasuesve të Tabi’inëve.

Dhe ata qenë njerëzit më pranë çdo të mire, më të largët nga çdo e keqe, me besimin më të pastër, me rrugën më të sigurtë dhe më të devotshmit në veprat e tyre. E nëse thuhet “Selefij”, me këtë kihet për qëllim njeriu që është në Akijden e Selefëve, ata të cilët janë Ehli-Suneti dhe Xhemati, feja e të cilëve është e njëjtë me fenë e Sahabëve (radij-Allahu ‘anhum), me fenë e Pejgamberit të Udhëzimit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), të Tabi’inëve dhe të atyre që i pasuan në çështjet e Kadasë dhe Kaderit, në çështjet e Emrave dhe Cilësive të Allahut Xhel-le ue ‘Alaa, në çështjet e dëgjimit dhe bindjes (ndaj udhëheqësve), kapjes fort mbas xhematit dhe braktisjen e përçarjes dhe ndarjes në sekte, në distancimin nga tekfiri mbi Umetin, duke patur kujdes që të mos bëhet tekfir mbi asnjë Musliman vetëm pse ai ka bërë ndonjë gjynah apo mëkat etj. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj