Bismilah...

Autor: Shejkh Ahmed Bazmul

Burimi: Shpjegim i librit “Bulugul-Meram” i Hafidh ibën Haxherit, kapitulli “el-Mes’hu ‘ala el-Khufejni,” ligjërata e 10, min. 42:55

Folëm për hadithin e Mugiras, Alijut dhe Safuanit, se ata e vëzhgonin sunnetin e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Muslimani e vëzhgon sunnetin e Pejgamberit në mënyrë që ta pasojë rrugën e tij të saktë. Porse unë dua të nxjerr në pah një çështje:

Disa njerëz, çfarë thonë? “Shikoni dijetarët dhe merrni ata si shembull.” Kështu ai i bën dijetarët për veprat e tij në përgjithësi, qendër të shëmbëlltyrës. Ndërsa kjo është gabim. Tregohu i vëmendshëm!

Dijetarët merren si shembull në ndjekjen e argumentit dhe nuk merren si shembull në ndjekjen e veprave të tyre. Pra, dijetari mund të bëjë diçka që është në kundërshtim me argumentin. Nuk e di dijetari, bëri ixhtihadin e tij. A do që ixhtihadin e tij ta bësh Sheriat i cili pasohet?! Kjo është gabim. Dijetarët pasohen në kapjen e tyre mbas sunnetit, në zbatimin e tyre të sunnetit, në mos-dhënien përparësi nga ana e tyre ndaj mendimeve, në të vërtetën në të cilën janë ata. Ata janë shembull në këto gjëra. Dijetarët janë trashëguesit e Pejgamberëve në dijen të cilën e la në trashëgimi Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kurse dijetari si i tillë, mund të bëjë vepra dhe mund të bëjë... për këtë arsye, p.sh. nëse vijmë dhe vështrojmë një çështje për të cilën do t’ju njoftoj shpejt:

Njëri nga dijetarët në metodën e tij, ka njëfarë ashpërsie me studentët. Nuk takohet me ta, nuk u buzëqesh atyre, dhe do që dijetari të këtë prestigj (t’ia kenë frikën). Ai (si dijetar) nuk ua obligon prestigjin e dijetarit nxënësve të tij. Prestigjin e dijetarit e obligon haku të cilin e pason ai dijetar. Prestigji vjen nga dashuria dhe nderimi. Ama që dijetari tua bëjë obligim prestigjin e tij nxënësve të tij me sharje, fyerje, përçmim dhe poshtërim. (Ti thotë dijetari nxënësit): ti mos fol, ti... fjalët e këtilla nuk janë në rregull. Ky është nxënës dije dhe ka pozitën e tij, nëse do që t’i të kesh pozitë në sunnet dhe ndjekjen e sunnetit. A është e qartë?

Pra, tërhoqëm vëmendjen për dy çështje:

Çështja e parë është që të mos e bëjmë dijetarin në vetvete, se ai është qendra e pasimit në rrugën e tij. (Thonë) “Lexoni biografinë e dijetarëve dhe ecni drejt rrugës së tyre.” Ne u themi atyre: Jo! Kështu në mënyrë absolute jo! Dijetari si i tillë, nuk është qendër e pasimit në mënyrë absolute, porse çdokujt i merret fjala dhe i refuzohet, përveç Pejgamberit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari
16 Shtator 2015 - 28/11/1436 H