Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

 

Pyetje: Allahu u dhëntë mirësi! Çfarë kuptimi ka ky parim: “Haku nuk njihet me njerëz, por njerëzit janë ata që njihen me hakun”?

 

Përgjigje: Kuptimi i tij është se ne nuk bëjmë imitim të verbër, sepse mundet që imitimi të jetë për diçka që është gabim. Ka mundësi që muxhtehidi të ketë gabuar ose autori të ketë gabuar, prandaj ne nuk themi që fjala e filanit është hak sepse filani është i mirë ose që filani është dijetar ose që filani është i devotshëm, pra nuk e themi këtë. Ai nuk është i pagabueshëm, por gabon, prandaj ne i njohim njerëzit me hakun: ata që punojnë kapen mbas argumentit dhe njihet që janë dijetarë, kurse ata që nuk i kushtojnë rëndësi argumentit, ata nuk kanë kuptim të saktë dhe nuk janë njerëz të dijes, andaj nuk duhet të merret fjala e tyre direkt, asnjëherë! Jo! Por duhet patjetër që fjala e tyre të vihet përballë argumentit; nëse është në përputhje me argumentin, atëherë ajo është hak, e nëse e kundërshton argumentin, atëherë ajo refuzohet. Por, nëse ai është muxhtehid dhe gaboi, atëherë ai do të shpërblehet për ixhtihadin e tij, ama nëse ai e ka bërë gabimin me dashje, atëherë merr gjynah. Po.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj