Bismilah...

Autor: Shejkh Ahmed ibën Umer Bazmul

Burimi: Pjesë e shkëputur nga ligjërata: “Kun Selefijjen Sadikan”, min. 01:14:26

Pyetje: Pyetja ishte nëse një dijetar e kritikon një person me xherh mufesser (kritikë e shpjeguar) dhe një dijetar tjetër e lavdëron atë, a ta zbatojmë këtu parimin: “Xherhi mufesser ka përparësi ndaj t’adilit (lavdërimit).” Kështu është pyetja?

Përgjigja: Në rregull! Përgjigja – Allahu ju bekoftë – është: ky parim “xherhi mufesser ka përparësi ndaj t’adilit”, është parim i vërtetë; është parim i vërtetë selefij dhe mangësia nuk qëndron tek parimi, porse mangësi është në zbatim tek disa njerëz, e ajo është se ky parim ka kushte:

Kushti i parë: Xherhi mufesser ka përparësi ndaj t’adilit, që do të thotë se nëse xherhi i përmendur qëndron realisht për personin, dhe personi (të cilit i është bërë xherh) të mos jetë kthyer (nga ndonjë gabim), nëse është kështu, dhe ka ndonjë që e lavdëron në përgjithësi dhe ai që e lavdëron të mos thotë se është kthyer nga këto çështje (gabime), atëherë xherhi mufesser ka përparësi ndaj t’adilit.

Por – o vëllezërit e mi – nëse xherhi nuk është mufesser, të jetë një fjalë e përgjithshme, e cila nuk është e qartë apo xherhi nuk është vërtetuar se qëndron për personin, është thjesht pretendim se filani paska ra në këtë gjë. Në rregull! Ky pretendim, realisht, a qëndron se filani cilësohet me këtë cilësi?! P.sh. një dijetar thotë se filani është kedh-dhab (gënjeshtar), kurse realiteti i çështjes është se filani nuk është kedh-dhab. Kjo tani, a konsiderohet xherh mufesser që ka përparësi ndaj t’adilit? Jo! Kjo është batil që i jepet përparësi ndaj hakut.

Në rregull! Nëse na vjen një dijetar dhe thotë: “Filani është thikah (i besueshëm) dhe xherhi që e ka kritikuar filani nuk është i vërtetë,” atëherë në këtë rast t’adili ka përparësi ndaj xherhit, madje, parimisht, nuk i kushtohet vëmendje xherhit, sepse ai nuk është vërtetuar se qëndron – Allahu ju bekoftë.

Andaj, parimi se “xherhi mufesser ka përparësi ndaj t’adilit” ka kushte:

Kushti i parë: të jetë mufesser. Domethënia e mufesser përmban dy çështje (kushte):

Çështja (kushti) e parë: Ajo me të cilin kritikohet të konsiderohet xherh tek dijetarët.

Kushti i dytë: Që të jetë mufesser, ky xherh duhet të jetë vërtetuar se qëndron realisht tek ai që është kritikuar.

Nëse mungon kushti i parë apo i dytë, nuk cilësohet se ai është xherh mufesser. Pra, nëse xherhi nuk është vërtetuar se qëndron tek i kritikuari, nuk është xherh mufesser. Apo se xherhi me të cilin e ka kritikuar, nuk merret në konsideratë për xherh tek dijetarët, parimisht, nuk i kushtohet vëmendje këtij xherhi dhe këtu nuk vjen në zbatim parimi se “xherhi mufesser ka përparësi ndaj t’adilit.”

Po ashtu, kusht që të pranohet xherhi mufesser është që ai i cili e lavdëron të mos thotë se: “e kam studiuar shkakun e xherhit dhe filani është penduar dhe e ka braktisur atë (gabim).” Nëse ai që e lavdëron thotë tekstualisht se: “Filani është penduar nga ai gabim dhe e ka lënë atë,” atëherë t’adili ka përparësi ndaj xherhit. Por disa njerëz e zgjedhin rrugën e dhënies përparësi xherhit ndaj tadilit në mënyrë absolute që t’i sulmojnë selefijt. Kini kujdes nga ata – Allahu ju bekoftë.

Parimi është i kushtëzuar sipas kushteve që ua përmenda, nuk është në mënyrë absolute se xherhi mufesser i përgjithshëm ka përparësi ndaj t’adilit, duhet patjetër që të merren në konsideratë kushtet të cilat (u përmendën). Këto kushte nuk i nxora unë nga xhepi im, porse këto kushte janë të përmendura në librat e xherhit dhe t’adilit, dhe janë të përmendura në librat e Mustalah-ut (Terminologjia e Hadithit), porse disa njerëz i kanë fshehur këto kushte në mënyrë që ta bëjnë të hidhur kritikën e disa dijetarëve për të cilët kemi mendim të mirë në lidhje me disa vëllezër tanë selefijin.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

14 Maj 2015