Bismilah...

Shejkh Feuzan duke qarë me ngashërim flet për ata që i ndezën Fitnet në këtë Umet

Shejkh Salih el-Feuzan:

Të thërrasësh për tek shpata, nënkupton (thirrje) për në fitne. Pra luftërat që u bënë mes muslimanëve, si dhe ndarja e unitetit të tyre, erdhën si shkak i njerëzve të epsheve – prej Mutezilive, Khauarixhëve dhe prej tjerëve pos këtyre, ithtarët e epsheve. Ata janë të cilët shkaktojnë fitne; Mutezilit, Khauarixhet, Rafidit dhe të tjerët. Fitnet dhe fatkeqësitë erdhën vetëm se prej tyre dhe për shkak të tyre.

Kush e vrau Uthmanin (radijAllahu ‘anhu)? Kush e vrau Ali ibn Talibin (radijAllahu ‘anhu)? Kush e ndezi fitnen mes muslimanëve pas kësaj, përveç se këta, ithtarët e ëndjeve. Kush e nxiti el-Mamunin dhe ata që erdhën pas tij që t'i sprovojnë (pasuesit) e Ehli Sunetit.

Deri në pikën saqë e tërhoqën Imamin e tyre - Ahmed ibn Hanbelin (rahimehullah), e rrahën atë dhe e burgosën, kush tjetër (e bëri këtë) përveç se njerëzit e epsheve. Kush e burgosi Shejkhul Islam ibn Tejmijjen, saqë edhe vdiq në burg (rahimehullah). Kush tjetër përveç se këta, njerëzit e epsheve.

Kështu që ne e kemi për detyrë që të kemi kujdes prej tyre, sepse sherri i tyre në fund të shpie që ta prishësh unitetin e muslimanëve dhe të rebelohesh ndaj Prijësit musliman dhe në ndarjen e xhematit musliman, në mënyrë që ata të ndahen në sekte dhe fraksione në vend që të jenë një Umet i vetëm. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari