Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Fezan

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë, lexojmë në disa libra të selefëve që ata e braktisnin atë që hante me bidatcinjtë, pastaj dëgjojmë se disa thonë: “Është për obligim butësia me njerëzit e bidateve dhe kundërshtarët , siç janë Liberalistët, Rafidijtë, Murxhiat dhe të ngjashmit me to,” cili është refuzimi për këtë fjalë?

Shejkh Salih el-Feuzan: Kjo e refuzon veten e saj, kjo fjalë e refuzon veten e saj. Të tregohemi të butë me njerëz që janë rrezik për Umetin, nëse tregohemi të butë me ta, ata do ta shkatërrojnë Umetin. Andaj, duhet patjetër që të pengohet sherri i tyre dhe të kundërshtohet sherri i tyre. Duhet patjetër që të kundërshtohet sherri i tyre dhe të paralajmërohet Umeti kundër tyre, pas thirrjes së tyre (duke i këshilluar ata) dhe sqarimit e të vërtetës për ta. Kështu që, në qoftë se ata pranojnë, atëherë të gjitha lavditë i takojnë Allahut, e nëse nuk pranojnë, atëherë duhet patjetër që ata të kundërshtohen dhe nuk lejohet heshtja ndaj tyre. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari