Bismilah...

Autor: Shejkh Rabj' ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: ‘Aunul-Barij bi-Bejan ma tedammenehu Sherhus-Sunneh lil-Imam el-Berbaharij, nga Shejkh Rabij’, vëll.2/fq.891.

Pyetje: Disa thonë se rregulli, “Ai që nuk e bën bidatçiun bidatçi është bidatçi”, është i panjohur nga menhexhi Selefëve. Andaj, cili është komenti juaj i nderuar rreth kësaj fjale?

Përgjigje nga Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij hafidhahullah: “Përgjithësimi (i këtij rregulli), se ai që nuk e bën bidatçiun bidatçi është bidatçi, nuk është i saktë, ngaqë ky mund të mos jetë në dijeni për bidatin e tij, prandaj mos e bëni bidatçi pa hezituar, pse ta bëni bidatçi?

Por ama, nëse ai e njeh bidatçiun, e do atë dhe e përkrah atë, atëherë ky është bidatçi. Dhe ky është kriteri ndarës tek kjo çështje: kur ai e di se ai është bidatçi, e mbron atë dhe e lufton Ehli-Sunetin dhe Xhematin, atëherë ky është bidatçi. S’ka dyshim!

Kurse njeriu që nuk e di se ai është bidatçi, atëherë ky nuk bëhet bidatçi. Prandaj mos e përgjithësoni këtë rregull.

Ai që mëson dhe e di se ai përkrah bidatçiun, e mbron atë dhe e lufton Ehli-Sunetin për hir të tij dhe për hir të këtij batili (pavërtetësie), atëherë ky është bidatçi i devijuar (mubtedi’un daal).

Ndërsa njeriu që nuk e di se ky është bidatçi, atëherë këshillojeni dhe sqarojeni se ai është bidatçi. Atëherë ai ose do t’i japë fund (bidatçiut), ose përndryshe do të vihet tok me bidatçiun.”

Përktheu: Alban Malaj