Bismilah...

Autor: Muhamed Nasirud-Din el-Albanij

Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur, nr.699

 

 

Nëse ka ndonjë që thotë se mund të bashkohet Selefizmi me Ikhuanizmin, kjo i bie sikur të bashkosh të saktën me atë që është e gabuar, nëse nuk do të thoshim midis udhëzimit dhe devijimit, sepse menhexhi selefi është i pazëvendësueshëm dhe nuk mund ta zërë vendin e tij ndonjë gjë tjetër apo të futen në të metodologjitë që ndjekin grupacionet e tjera, siç janë el-Ikhuan el-Muslimin.

Prandaj, shpesh herë në raste të këtilla unë them se menhexhi i davetit të el-Ikhuan el-Muslimin bazohet në dy fjalë, sipas asaj që kam kuptuar unë me eksperiencën time të gjatë, të cilat janë: “Grumbullo pastaj kulturo.” Grumbullo, mblidhi njerëzit, pastaj jepu atyre kulturë.

Ndërsa daveti ynë, është daveti i të Dërguarit – ‘alejhis-selam –, e cila është: “Kulturo pastaj grumbullo.” Kulturo, domethënë: mësoji, bëju davet, pastaj mblidhi njerëzit te ky davet i saktë.

Ama që t’i mbledhim njerëzit pavarësisht gabimeve dhe të metave që kanë, pavarësisht udhëzimit apo devijimit të tyre, pastaj të mundohemi që t’u japim kulturë atyre dhe t’ua bëjmë të qartë dallimin midis udhëzimit dhe devijimit, atëherë kjo pikë së pari bie ndesh me fillimin e davetit të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem.

Së dyti, kjo është një gjë e pafrytshme, sepse ne shohim, madje edhe disa vëllezër që ishin me ne në menhexhin selefi, kur u angazhuan me grumbullimin dhe mbledhjen e njerëzve, ata harruan davetin e tyre dhe u doli situata nga duart dhe u sprovuan njësoj siç u sprovuan el-Ikhuan el-Muslimin, saqë u kanë kaluar pothuajse një shekull kohë dhe ata as nuk ndërtuan ndonjë shtet dhe as nuk e realizuan fjalën e njërit prej liderëve të tyre, i cili ka thënë: “Ndërtojeni shtetin islamik në zemrat tuaja, që pastaj ai do të ndërtohet në tokën tuaj.”

 

Pra, ata nuk e kanë ndërtuar shtetin islamik as në zemrat e tyre dhe as nuk e kanë ndërtuar shtetin islamik në tokën e tyre. Dhe shkaku është (hadithi):

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد

“Kush shpik në këtë çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.”

 

Kështu që, fundi i atij që kundërshton Sunetin është se atij do t’i shtohet devijimi dhe do t’i shkojë dëm mundimi.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj