Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka ta emërtosh me fjalën “sekularist” çdo person që bën lëshime në gjykim apo që sjell ligje perëndimore? Dhe a është sekularizmi kufër?

 

Përgjigje: Po, sekularizmi është kufër. Sekularistët thonë që ai është ndarje e fesë nga shteti. Ata thonë që feja duhet të jetë vetëm nëpër xhamia, kurse në raportet ndërmjet njerëzve dhe në qeverisje s’duhet të futet feja. Ky është sekularizmi: ndarja e fesë nga shteti. Kush e ka këtë besim, ai është qafir. Kush beson që feja s’duhet të futet në raportet ndërmjet njerëzve, s’duhet të futet në qeverisje dhe s’duhet të futet në politikë, porse duhet të jetë vetëm nëpër xhamia dhe vetëm në ibadet, s’ka dyshim që ky është kufër dhe mosbesim (ilhad).

 

Sa i përket njeriut që bën disa gabime (në çështjen e gjykimit) por nuk ka këtë besim, ai konsiderohet gjynahqar dhe nuk konsiderohet sekularist. Pra, ky njeri konsiderohet gjynahqar.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj