Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

Pyetje: Po pyet - Allahu ju dhëntë mirësi - rreth asaj se çfarë mund t'u ofrohet vëllezërve të tij në Siri dhe në Sham dhe a është obligim Xhihadi në këtë kohë apo jo?

Përgjigje: Xhihadi është obligim nëse prijësi thërret tek ai, prijësi i muslimanëve thërret për tek ai dhe ka formuar një ushtri për xhihad, atëherë ai është obligim për atë që ka mundësi dhe udhëheqësi e ka thirrur që të dal (në xhihad).

"Kur të thirreni (nga udhëheqësi Musliman) për në luftë, atëherë nisuni menjëherë." (Sahihul-Bukhari, 3077)

مَا لَكُمۡ إِذَا قِیلَ لَكُمُ ٱنفِرُوا۟ فِی سَبِیلِ ٱللَّهِ ٱثَّاقَلۡتُمۡ إِلَى ٱلۡأَرۡضِۚ

"Ç'është me ju , pasi kur ju kërkohet të marshoni në rrugë të Allahut (Xhihad), ju nuk shkuleni nga vendi?" Teube, 38

Xhihadi duhet patjetër të bëhet nën flamurin e prijësit musliman. Kurse individët... çdonjëri të kap shpatën dhe armën, kjo nuk sjell ndonjë gjë. Kjo sjell derdhjen e gjakut dhe nuk sjell bashkimin e muslimanëve, as nuk sjell ndonjë gjë. Kjo është një gjë e përjetuar dhe aktuale. Kurse është obligim du'aja për vëllezërit tanë muslimanë, du'aja për ndihmë ndaj tyre, du'aja për sukses ndaj tyre, du'aja kundër atij që u ka bërë padrejtësi atyre.

 

Përktheu: Jeton Shasivari