Burimi: Silsiletul-huda uen-nur, nr.317
🔸 Pyetësi: Sot, populli ynë në Palestinë janë në një konflikt të vazhdueshëm me Jehudët. A lejohet me Sheriat që, nëse ndonjëri prej nesh kap një jehudi, a lejohet që ta vrasë atë?
🔹 Shejkh Albani: A lejohet çfarë?
🔸 Pyetësi: A lejohet që ta vrasë atë?
🔹 Shejkh Albani: A lejohet që ta vrasë jehudiun? Kështu? Ku ta vrasë po thua, këtu apo atje?
🔸 Pyetësi: Atje o Shejkh!
🔹 Shejkh Albani: Atje? O vëlla, a nuk po e shikoni ju se kur vritet një jehudi, nga ana tjetër po vriten një numër i madh i muslimanëve? A nuk e keni parë këtë? A ka më shumë të vrarë nga ana e muslimanëve apo nga ana e jehudive?
🔸 Pyetësi: Nga ana e muslimanëve. Mirëpo, duhet të ndërmerren patjetër këto aksione, në mënyrë që të fusim frikën dhe tmerrin në zemrat e tyre.
🔹 Shejkh Albani: Jo, nuk është patjetër që të bëhen këto aksione kështu.
"Seadi çoi devetë i mbështjellur me kapotë,
Jo o Sead, nuk nxirren kështu devetë në kullotë."
Pa mendoje pak ti, nëse gjendja mbetet kështu siç është, si do të jetë rezultati? U vra një jehudi, pastaj vriten si hakmarrje për të dhjetë palestinezë dhe burgosen me mijëra të tjerë, si do të jetë rezultati atëherë? A do të jetë ky triumf kundër Jehudëve? Nuk është kjo rruga. E vërteta është se muslimanët sot kanë devijuar nga rruga e xhihadit. Xhihadi fillon duke bërë xhihad në radhë të parë me vetveten, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -: "Muxhahid është ai që bën xhihad kundër epshit të tij, për hir të Allahut."
Nuk po them atë hadithin e famshëm që thonë njerëzit zakonisht: "U kthyem nga xhihadi i vogël, te xhihadi më i madh." Ky hadith është i dobët, mirëpo në vend të tij mjafton hadithi i saktë, që është fjala e Profetit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -: "Muxhahid është ai që bën xhihad kundër epshit të tij, për hir të Allahut."
Përktheu: Alban Malaj