Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

Pyetje: Cili është mendimi juaj për atë që thotë se Sahabët dhe Selefët kishin dy menhexhe për udhëheqësit shtypës e zullumqarë.

Menhexhi i parë është bërja durim me ta.

Menhexhi i dytë është rebelimi kundër udhëheqësve zullumqarë.

Ata marrin për argument rebelimin që bëri Husejni dhe 'AbdUllah Ibën Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Gjithashtu, marrin për argument ata që u rebeluan dhe morën pjesë në betejën "el-Hurrah" kundër Jezidit dhe pretendojnë që mes tyre kishte dhjetëra Sahabë?

Përgjigje: Sahabët i përmbaheshin menhexhit të të Dërguarit të Allahut  ﷺ dhe nuk dilnin kundër udhëheqësve zullumqarë. Ndërsa fakti që kjo ka ndodhur nga disa individë prej tyre, këto veprime janë ixhtihad prej tyre dhe ata kanë gabuar në to.

Ixhtihad i gabuar ka qenë ajo që ka ndodhur nga disa prej tyre, por këto janë gabime që ata i kanë bërë nga ixhtihadi i tyre, për të cilin kanë shpërblim dhe janë të shfajësuar tek Allahu i Patëmeta e i Lartësuar. Ama nuk lejohet pasimi i tyre te kjo gjë dhe as nuk të lejohet ta marrësh për argument veprimin e tyre, por duhet të marrësh për argument Fjalën e Allahut dhe fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Pastaj, cili ishte rezultati i veprimit të tyre? Për shkak të veprimit të tyre ndodhën fatkeqësi dhe fitne.

 

Përktheu: Alban Malaj