Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: http://www.alrbanyon.com/vb/showthread.php?t=13657

Pyetje:

A keni ndonjë gjë të na thoni në lidhje me gratë të cilat e konsiderojnë shtëpinë burg?

Përgjigje:

Po! Atë që unë i them asaj, gruas, se ai që e ka quajtur shtëpinë burg – nëse është e saktë kjo shprehje – është Allahu - ‘Azze ue Xhel-le, Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ

“Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja.” El-Ahzab, 33

Dhe është transmetuar në hadith nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

بيوتهن خير لهن

“(Qëndrimi në) shtëpitë e tyre është më mirë për to.”

Gruaja në shtëpinë e saj është e lirë, lëviz në çdo cep të shtëpisë, dhe punon për nevojat e shtëpisë, dhe punon duke u kujdesur për veten e saj, ku na qenka burgu!? Ku na qenka burgu!?

Po! Ajo është burg për atë që do të dëfrehet dhe të jetë sikur burri. Nga ajo që dihet është se Allahu u ka dhënë burrave karakteristika dhe grave karakteristika, dhe bëri dallim në mes burrave dhe grave në krijimin, në personalitet, në logjikë, në Fe, ashtu siç i takon urtësisë së Allahut – ‘Azze ue Xhel-le.

Dhe ne themi se ajo grua që thotë se qëndrimi në shtëpi është burg, them se kjo grua e ka kundërshtuar Fjalën e Allahut të Lartësuar:

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ

“Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja.” El-Ahzab, 33

Si ta quajmë burg atë me të cilën na ka urdhëruar Allahu!? Porse shtëpia është burg për atë grua që do dëfrimin dhe komunikim me burrat. Përndryshe, ai është kënaqësi, qëndrimi në shtëpi është kënaqësi, është (manifestim) i turpit, modestisë, dhe largim nga fitnet, largim i ekspozimit të gruas ndaj burrave, ngaqë nëse gruaja del jashtë dhe i sheh burrat. Ky djalosh është i bukur; ky burrë është i bukur, ky ka veshur rroba të bukura, si dhe gjëra të ngjashme, kështu që ato sprovohen me burrat ashtu siç sprovohen me gratë.

Pra, gratë e kanë për detyrë që ta kenë frikë Allahun, dhe t’i kthehen asaj që ka thënë Zoti dhe Krijuesi i tyre si dhe atë që ka thënë i Dërguari i Zotit të botëve për to si dhe për të tjerët. Dhe le të dijnë ato se do ta takojnë Allahun – ‘Azze ue Xhel-le – dhe Ai do t'i pyesë ato: Si u përgjigjet të Dërguarve? Dhe ato nuk e dijnë se kur do ta takojnë Allahun, ka mundësi që gruaja të ngryset në shtëpinë apo pallatin e saj dhe të gdhijë në varrin e saj, apo të gdhijë në shtëpinë e saj, dhe të ngryset në varrin e saj. Me të vërtetë, gratë le t’ia kenë frikën Allahut, dhe t’i braktisin propagandat e shthurura të perëndimit.

Sepse këta Perëndimorët kur e ‘hëngrën mishin’ e degjenerimit, na i lanë neve nervat dhe eshtrat që t’i gllabërojmë këto nerva dhe eshtra, pasi që Perëndimorët e rrëmbyen atë që ju bënte dobi. Perëndimorët rënkojnë dhe ua ka ëndja që gruaja (e Perëndimit) të kthehet (të rri në shtëpi, sh.p), madje, ata duan që gruaja të jetë sikur gruaja muslimane në shtëpinë e saj dhe turpin e saj si dhe largimin e saj nga vendet e fitnes, porse, ku e kanë ata këtë?!

وَأَنَّىٰ لَهُمُ التَّنَاوُشُ مِن مَّكَانٍ بَعِيدٍ

“Por si do ta përvetësojnë (besimin) nga një vend aq i largët (prej kësaj bote, ku vlen besimi)?!”
Sebe, 52

A janë të denjë ata të flasin për ne, kurse ne jemi musliman? E kemi fenë tonë, kemi esencën tonë, kemi edukatën dhe moralin tonë, neve nuk dihasim (duke vrapuar) pas tyre dhe t’i ndjekim ata në të këqija.

I Pastër është Allahu i Madhërishëm nga çdo mangësi, nuk ka forcë e as fuqi tjetër përveç Allahut.

Pyetësi:

Shejkh Muhamed, ata të cilët thërrasin që gruaja të dalë dhe se ajo është një forcë e papunë, si t’u kundërpërgjigjemi atyre?

Shejkh ‘Uthejmin:

Në themi, realiteti është se kur ata thonë këtë fjalë, ata tani duan që ta lënë atë të papunë. Vlera dhe puna e gruas është në shtëpinë e saj, nëse ajo del nëpër tregje, nuk ka kush punon në shtëpi. Dhe kur në shtëpi nuk punohet, kjo do të thotë ta lësh forcën të papunë. Në qoftë se gruaja rri në shtëpinë e saj dhe burri punon në dyqanin, çdo njeri mjaftohet me atë që ka dhe gjen rehati burri si dhe gruaja.

I pastër është Allahu nga çdo e metë. Ku mbeti dhembshuria e nënës! Të shkojë gruaja në punë dhe t’i lë të vegjlit, bijat dhe djemtë, e t’i edukojë ata një grua e cila është e mangët ne fe, e mangët në mendje, e panjerëzishme, nuk i njeh veçoritë e shoqërisë dhe kështu ata fëmijë edukohen ashtu siç i edukon kjo shërbëtore. Dhe kështu ndryshohet e gjithë shoqëria. Ndoshta shërbëtorja nuk është muslimane, i edukon ata sipas zakoneve të kufrit.

E lusim Allahun që ta përmirësojë popullin tonë. Amin.

Dhe t’i përmirësojë udhëheqësit tanë. Amin.

Dhe t’i furnizojë ata me këshilltarë të devotshëm të cilët i udhëzojnë dhe i nxisin për ka mbarësia. Allahume amin.

Dhe u sqarojnë atyre sherrin dhe i paralajmërojnë ata kundër tij. Amin.

Vërtetë, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari