Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-Azijz Ibn Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/19726

Pyetje: Unë jam e martuar dhe burri ka një xhaxha. A më lejohet mua që të dal para tij dhe ta zbuloj fytyrën, edhe pse unë nuk jam e zbukuruar? Allahu ua shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Xhaxhai (i burrit) nuk është mahrem, xhaxhai i burrit nuk është mahrem, as vëllai i burrit nuk është mahrem, as daja i burrit nuk është mahrem. Kështu që nuk të lejohet që të dalësh para tij dhe as ta zbulosh fytyrën e as ndonjë gjë tjetër. As nuk të lejohet që të qëndrosh vetëm për vetëm me të, por duhet të largohesh nga kjo gjë dhe të mos ulesh vetëm me të, përveç nëse me ju të dy është dikush tjetër dhe të jesh e mbuluar me hixhab nga ai, nga vëllai i burrit, daja i burrit, djali i xhaxhait të burrit etj..

Mahrem është babai i burrit, gjyshi i burrit, djali i burrit, nga prejardhja dhe nga gjiri. Ndërsa, vëllai i burrit, xhaxhai i tij, daja i tij dhe djali i xhaxhait të tij, nuk janë prej mahremëve. Kështu që, është obligim që të mbulohesh prej tyre dhe të mos qëndrosh vetëm me ndonjë prej tyre.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Umm ‘Akil