Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Nurun ‘ala Derb, kaseta 286, min. 00:20

Pyetje: Shejkh i nderuar. A i lejohet djalit që propozon një vajzë martesë që ta shoh atë gjatë kohës së propozimit? Duke patur parasysh se motra është me nikab. Shpresoj që të na bëni dobi me këtë, Allahu ju bekoftë.

Përgjigje: E gjithë lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, për familjen e tij dhe për shokët e tij në përgjithësi.

Përgjigja për këtë pyetje është: se i lejohet propozuesit që të shikoj nga ajo që propozon për martesë çdo gjë që e nxit atë për t’u martuar me të, nga ajo që duket në përgjithësi, si janë: fytyra, duart, këmbët (nga kyçi i këmbës e poshtë), koka dhe gjëra të ngjashme. Sepse nëse ai shikon tek ajo që e propozon dhe e marton duke qenë i kënaqur, kjo është më e mira që të vazhdojë martesa e tyre dhe të vazhdojë lidhja dhe të zgjidhet shoqëria dhe dashuria. Por për këtë (propozimin) ka disa kushte:

Së pari: që të mos vetmohet me të në ndonjë vend, sepse vetmia e burrit me një grua që nuk e ka mahrem është haram, për shkak të fjalës së Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

لا يخلون رجل بامرأة إلا مع ذي محرم

“Nuk vetmohet burri me një grua vetëm se me praninë e një mahremi.”

Së dyti: kushtëzohet që shikimi i tij ndaj asaj të mos jetë me epsh apo ëndje (teledhudh) porse të jetë një shikim me të cilin vështron, me qëllim që ta propozojë atë apo ta refuzojë. Nëse shikimi është me epsh dhe ëndje, atëherë nuk lejohet sepse ajo nuk është prej atyre (grave të tija) me të cilat i lejohet që të kënaqet duke i shikuar ato.

Së treti: të anojë më shumë nga mendimi se do t’i përgjigjet asaj me propozimin e tij (për martesë). Nëse anon nga mendimi se nuk do t’i përgjigjet asaj atëherë nuk ka nevojë që ta shikojë atë, për shkak se nuk i përgjigjet asaj.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari