E këshilloj çdo grua Muslimane që të meditojë për këto katër gjëra dhe të përpiqet sa më shumë t’u shmanget atyre:
E para: Ai (alejhi salatu ue selam) tha: “Ato i mohojnë të mirat e bashkëshortit.” Pra, bashkëshorti është burri. Burri i bën vazhdimisht të mira asaj. Kur burri bën një gabim apo bën një lëshim ndonjëherë, ajo i thotë: “Kurrë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje!”
E dyta: Gratë mallkojnë shpesh. Pra, ato janë gojëlëshuar dhe nuk e mbajnë gojën; përgojojnë, merren me thashetheme dhe tallen.
E treta: Gratë ankohen shpesh. Gjithmonë kanë ankesa dhe mllef.
E katërta: Gratë i shtyjnë mirësitë për më vonë. Veprat e mira dhe bamirëse vazhdimisht i lënë për më vonë. Kështu ato vonohen.
Përktheu: Jeton Shasivari