Bismilah...

 

Autor: Shejkh Abdul-Aziz Bin Baz

Burimi: Fetaua Islamijeh, Darusselam, vëllimi 5, fq. 137


Pyetje: Ne kemi një traditë të keqe, që është përzierja e burrave me gratë. Arsyeja është se ne punojmë me to në shumë profesione dhe i shohim ato, kurse ato punojnë me fytyra të zbuluara. Ne themi se qëllimet tona janë të pastra, kështu që ndonjëri prej nesh shikon fytyrën e gruas së vëllait të tij të vërtetë dhe ai e konsideron atë si motrën e tij të vërtetë me të cilën ai nuk mund të martohet, dhe ai i konsideron gratë e fqinjëve të tij njësoj sikur gratë me të cilat ai nuk mund të martohet. Burri në shoqërinë tonë jeton me vëllain e tij të vërtetë dhe djalin e xhaxhait dhe me anëtarë të tjerë të familjes, burra e gra dhe hanë e pinë të gjithë bashkë. Çfarë gjykimi ka kjo?

 

Përgjigje: Këto çështje i përkasin traditave të Injorancës së Parë (d.m.th. Kohës së Xhahilijetit, përpara ardhjes së Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi uesel-lem) dhe është obligim, - sipas Ligjit Islam, - për gruan që të mos e zbulojë fytyrën, përveç se para atyre që janë mahrem [1] për të.

Po ashtu, është obligim për gruan që të mos përzihet me ata burra që janë të huaj për të kur ajo është e zbuluar dhe gjithashtu duhet të mos veçohet në ndonjë vend me një burrë që është i huaj po për të, d.m.th nuk është mahrem për të. Nuk ka dyshim se përzierja e burrave me gratë në këtë mënyrë që keni përshkruar ju bie në kundërshtim me Ligjin Islam, sepse kjo shkakton një shthurje të pamasë.

 

 


Dhe Allahu është Dhënësi i suksesit.




Fundnotë:

[1] Mahrem quhet personi i cili e ka të ndaluar martesën me një grua sipas Ligjit Islam, si për shembull babai apo vëllai i gruas.

 

Përktheu: Alban Malaj