Bismilah...

esh-Shejkh el-Alameh Muhammed Amaan el-Xhamij

Burimi: alBaidha.net


Të shumtë janë zërat dashakeq të cilët propagandojnë se Islami ka shkelur të drejtat e gruas dhe i ka bërë asaj padrejtësi dhe se nuk i jep lirinë e saj dhe se nuk barazon mes saj dhe burrit dhe të tjera shprehje si këto të cilat i shkruajnë armiqtë e Islamit kundër Islamit.

Dhe në fakt, thënësit e këtyre propagandave janë njëri nga këta të dy:

1 - Ose ndonjë injorant i pafajshëm i cili i ka dëgjuar nga njerëzit këto shprehje dhe i pason ata dhe për më tepër bëhet tellalli i tyre duke përhapur atë që ata thonë dhe nuk ka asnjë argument në të cilin të mbështetet për atë që thotë dhe përhap, madje nuk ka punë tjetër përveç njoftimit të njerëzve. Dhe ky flet përçart për gjëra të cilat nuk i di.

Dhe me të vërtëtë, nga ai janë mashtruar shumë njerëz të cilët nuk kuptojnë asgjë nga feja dhe veçanërisht gra të edukuara me një kulturë joislame ose injorante të cilat nuk e pasojnë udhëzimin.

Dhe ky njeri është prej asaj kategorije njerëzish që janë të devijuar dhe devijues të të tjerëve sepse ai është injorant dhe në të njëjtën kohë ai nuk e di që nuk di, e i shkon për shtat thënia: “Nëse nuk e di që nuk di atëherë, atëherë kjo është injorancë mbi injorancë”.

2 - Ndërsa i dyti, është njeri dinak i cili thur plane e kurthe kunder Islamit dhe muslimanëve dhe do që t’ua prishë atyre fenë dhe moralin e tyre nëpërmjet prishjes së familjes së ndikuar nga armiqtë e Islamit dhe duke ndihmuar planet e tyre ne luftimin e Islamit.

Pra, këta janë ata të cilët i lëshojnë këto zëra dashakeqë në çdo vend në përpjekje të devijimit, dhe me të vërtetë janë ndikuar prej tyre shumë prej muslimaneve injorante duke menduar se këto thirrje bëhen për të mirën e tyre dhe kështu që zërat e këtyre grave i janë bashkangjitur atyre zërave të tjerë.

Pra, në këtë mënyrë ndikohet gruaja muslimane prej këtyre thirrjeve dhe bëhet e padrejtë me fenë e saj dhe Islamin e saj, duke e akuzuar atë(Islamin) se i ka bërë padrejtësi, ai Islam i cili e ka ngritur pozitën e saj sikur ta dinte dhe të kuptonte por, ku kuptojnë gratë tona, veçse ato që do Allahu, Allahu na qoftë në ndihmë!

Dhe është detyrë për gruan muslimane të arsimuar ta mësojë fenë e saj, në mënyrë që ta njohë qëndrimin e Islamit ndaj saj dhe nderin e saj në Islam, dhe të mos ndjekë çdo kënd që pëllet.

Dhe në të njëjtën kohë, ajo duhet të shohë ligjet e huaja, siç janë për shembull ligjet franceze e të tjera si ato, në mënyrë që ta njohë qëndrimin e këtyre ligjeve ndaj gruas, e më pas duhet të dijë se si ka qënë gruaja para Islamit, ku ka qënë diçka e hedhur, e ultë në vlerë dhe në nder dhe nuk ia ktheu nderin veçse Islami.”

Përktheu: Umm ‘Akil