Autor: Muhmmed Nasirudin el-Albanij
Burimi: Marrë nga transkiptimi i serise “ El-Huda uen-Nuur”, kaseta nr: 386, minuta 21 e 35 sekonda.
Pyetësi: Cili është gjykimi i mbledhjes së flokëve të gruas mbi qafë dhe pas kokës, në formë topi, duke patur parasysh se gruaja kur mbulohet me hixhab, duket forma e flokëve nga pas hixhabit?
Shejkhu: Ky është një gabim në të cilin bien shumë prej grave të mbuluara, të cilat i mbledhin flokët mbrapa kokës dhe ato duken nga prapa edhe nëse mbi të veshin hixhabin. Pra, kjo e kundërshton një prej kushteve të hixhabit, të cilat i kam përmbledhur në librin tim “ Hixhabi i gruas muslimane sipas Kur'anit dhe Sunetit”; dhe prej kushteve të tij është që veshja të mos e nxjerrë në pah formën e ndonjërit prej gjymtyrëve apo diçkaje prej trupit të gruas. Prandaj, nuk i lejohet gruas që t’i bëjë top flokët e saj nga mbrapa kokës ose në anë ku del në pah, dhe bën të duket, edhe pse në mënyrë jo të qëllimshme, se i ka flokët të dendura apo të ralla. Është obligim që t’i lëshojë flokët e saj, e jo t’i ngrejë lartë ato. Po.
Përktheu: Umm ‘Akil