Bismilah...

O vëllezër, e kemi detyrë që gjatë muajit të Ramazanit të mos merremi shumë me punët e dunjasë. Madje, edhe telefonin duhet prej tani ta përdorim sa më pak, sepse ky telefon sot, është hajduti më i madh! Ky telefon është hajduti më i madh! Ky na vjedh kohën tonë për mrekulli, aq shumë saqë ndonjëri nga ne, nuk rri dot pa e përdorur edhe në xhami. Ndoshta e mban në dorë deri atëherë kur imami fillon me tekbirin fillestar, pastaj e lë telefonin. Pas kësaj, kur të thotë imami “esselamu alejkum ue rahmetullah” përpara se të thotë “estagfirullah” e nxjerrë telefonin që të shikojë në të.

Të bëjmë zakon që ta përdorim sa më pak dhe me kufizime. Përdore një orë! Një orë! Hape telefonin dhe shikoji gjërat që të interesojnë t’i shikosh, pastaj lëre atë! Përveç rastit kur të thërret dikush apo diçka të ngjashme. Kalite veten tënde, me qëllim që gjatë Ramazanit të lexosh Kuranin! Pasha Allahun! O vëllezër, gjëja që më së shumti i largon njerëzit nga Kurani është ky telefon. Kur e pyet dikë: “A e ke mbaruar leximin e Kuranit?” Ai të thotë: “Pasha Allahun o vëlla! Problem! S’kam kohë!” Kurse shumicën e kohës ai e mban në dorë telefonin.

Përgatitje e mrekullueshme është që të stërvitemi prej tani duke e përdorur sa më pak telefonin.  

 

Përktheu: Jeton Shasivari