Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

 

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira. Ky pyetës thotë: çfarë gjykimi ka ngritja e duarve në du’anë e kunutit? Po ashtu, çfarë gjykimi ka këndimi i du’asë me zë melodik dhe zgjatja e saj në kunut, a është prej bidateve?

 

Përgjigje: Sa i përket ngritjes së duarve, ajo është mustehab (e preferuar); ngritja e duarve në kunut është mustehab, kjo është kështu për dy arsye:

E para: Imami i ngre duart në namaz. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

“Imami është vënë në mënyrë që ai të ndiqet.”

 

E dyta: kjo është du’a e ligjësuar dhe nuk është transmetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – diçka që e mohon këtë. Kështu që, kjo du’a është e ligjësuar.

 

Sa i përket këndimit të du’asë me zë melodik dhe me rimë duke u angazhuar së tepërmi me këtë gjë, kjo gjë bie ndesh me edukatën dhe është në kundërshtim me Sunnetin. Për këtë arsye, shpresojmë nga Imamët tanë që mos ta bëjnë du’anë e kunutit si Kuranin. Disa prej tyre e lexojnë du’anë sikur leximi i Kuranit (me rregullat e texhuidit), si: idgami, kalkaleja, meddul-lazim, meddul-xhaiz, meddul-uaxhib; sikur po lexon Kuran; e zbukuron leximin e du’asë. Kjo nuk është prej edukatës së du’asë.

 

Po kështu është edhe me du’anë që bëhet me vargje të rimuara duke u angazhuar së tepërmi me këtë gjë. Selefët e ndalonin një gjë të tillë dhe i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e urrente du’anë me rimë; siç na ka treguar Nëna jonë Aisheja – radijAllahu ‘anha – se ata e urrenin një gjë të tillë. Dhe kjo që ka thënë Aisheja, e përfshin edhe Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.   

 

Sa i përket zgjatjes së du’asë, kjo nuk është prej edukatës së du’asë së kunutit. Njerëzit e dijes kanë thënë se nuk preferohet për Imamin që ta zgjasë qëndrimin në këmbë në kunut më gjatë se qëndrimi në lexim para kunutit. Sepse Sunneti është që du’aja e kunutit duhet të jetë e barabartë me leximin e Kuranit apo më pak se ai. Nëse qëndron në këmbë duke lexuar el-Fatihanë dhe “Kul hu-uAllahu ehad” ajo që është mustehab në du’anë e kunutit është që të qëndrojë aq kohë sa qëndron për leximin e el-Fatihasë dhe “Kul hu-uAllahu ehad” apo më pak se kjo. Kjo është ajo që përputhet me Sunnetin. Dhe kjo është më e lehtë për njerëzit, sidomos kur du’aja e kunutit bëhet në fund të namazit dhe njerëzit janë lodhur. Ajo që është më e lehtë është që thuhen në du’a fjalë të pakta e që kanë domethënie të mëdha dhe të mos zgjatet ajo.

 

Kliko këtu për parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari