Bismilah...

Burimi: Sherhu el-Furkan bejne Eulijai Rahman ue Eulijai Shejtan, fetvaja 858

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka namazi i tehexhudit me xhemat në fund të natës në Ramazan, ngaqë ka disa që thonë se kjo vepër është bidat? Gjithashtu thonë se të falësh më shumë se tetë rekate teravi është bidat.

Përgjigje: Ata që flasin kështu janë dembelët të cilën duan gjumë. Kështu gjejnë për vete justifikime dhe i plogështojnë edhe të tjerët. Nëse ata për vete janë dembelë dhe nuk e duan të mirën (namazin e tehexhudit), atëherë pse i plogështojnë të tjerët nga namazi i tehexhudit në Ramazan në dhjetë ditët e fundit.

A mos kanë qenë bidatxhi edhe Sahabët?! Sahabët falnin namazin e tehexhudit me xhemat në xhamia, a bidatxhi na qenkan ata? A nuk ishin ata që faleshin mbrapa të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, namazin e teravive disa net me radhë në Ramazan?

Ata janë dembelë dhe duan... ndoshta ka nga ata që janë imamë të xhamive dhe e shohin të vështirë që t’ua falin namazin të tjerëve dhe duan që të lirohen, kështu i përdorin këto marifete duke thënë: “Kjo është bidat! Kjo nuk ka bazë! Kjo është kështu e ashtu!”

 

Përktheu: Jeton Shasivari