Bismilah...

Shejkh Abdul’Aziz bin Baz

Burimi: http://www.sahab.net

Pyetje: Unë kam për të kompesuar agjërimin e katër Ramazaneve shumë të largët nga njëri tjetri dhe nuk e mbaj mend numrin e ditëve në të cilat e kam prishur agjërimin, duke pasur parasysh se unë i agjëroj që në fillim ditët që kam lënë pa agjëruar, por ato ditë që kam lënë pa agjëruar në të kaluarën më shqetësojnë sepse nuk i kam agjëruar dhe se nuk e di sa është numri i tyre dhe siç ju thashë janë katër Ramazane, pra çfarë më këshilloni?

Përgjigje: Të këshillojmë që t’i agjërosh ato ditë që ke lënë pa agjëruar, me hamendje, e ke detyrë që t’i kompesosh me hamendje dhe me afërsi ato ditë që e ke lënë pa agjëruar. Kështu, nëse mendon se çdo vit ke lënë pa agjëruar shtatë ditë apo tetë ditë, agjëro tetë ditë, e nëse je në dyshim se a ke agjëruar tetë ditë apo nëntë ditë, agjëro nëntë ditë.

Vepro me përafërsi dhe agjëroi të gjitha ditët dhe poashtu ushqe për çdo ditë(që ke lënë pa agjëruar sh.p) një nevojtar si shpagim për neglizhencën dhe vonimin e agjërimit. Dhe ushqimi që jep është përafërsisht gjysmë sa’a me hurma ose drithë ose oriz, kështu kanë thënë një grup prej sahabëve, radijAllahu anhum ue erdaahum, për atë që e vonon agjërimin deri Ramazanin tjetër, se ai jep ushqim dhe e kompeson agjërimin që ka lënë, në rasitn kur agjërimi lihet pa arsye dhe ti e ke lënë pa arsye kompesimin e ditëve të agjërimit me vite të tëra, kështu që e ke uaxhib që të bësh teube tek Allahu, të kompesosh ditët që ke lënë pa agjëruar dhe të ushqesh një nevojtar për çdo ditë prej ditëve të kaluara, të gjitha ditët. Allahu të dhëntë udhëzim dhe të ndihmoftë!

Përktheu: Umm ‘Akil