Autor: Muhammed ibn Salih el-Uthejmin (1421 h.)
Burimi: http://binothaimeen.net/content/1607
Burimi: el-Likau esh-Shehri, 70
Pyetje: Nëse e shikoj një agjërues duke ngrënë apo duke pirë nga harresa gjatë ditës së Ramazanit, çfarë të bëj: a ta përkujtoj apo ta lë?
Përgjigje: Ai që shikon dikë që ha ose pi gjatë ditës në Ramazan, duke e ditur se ai agjëron, e ka detyrë që ta përkujtoj atë, sepse përderisa ai ka harruar, justifikohet. Ndërsa ti nuk ke harruar! Thotë Allahu i Lartësuar:
﴿وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى﴾
"Ndihmojeni njëri-tjetrin në vepra të mira dhe në devotshmëri..." [El-Maideh, 2]
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Servet Mata