Autor: Muhammed ibn Salih el-Uthejmin (1421 h.)
Burimi: Fetaua Nurun 'ala Derb, (373)
Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi dhe ju bekoftë! Një pyetëse nga Taifi thotë: o Shejkh i nderuar, a i takon gruas me menstruacione që ta kërkojë natën e Kadrit?
Përgjigje: Edhe nëse e kërkon natën e Kadrit, ajo nuk do të ketë dobi! Sepse Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا
“Kush falet në natën e Kadrit, duke besuar dhe shpresuar në shpërblim...”
Ndërsa gruaja me menstruacione nuk falet dot gjatë natës së Kadrit, pasi e ka të ndaluar të falë namaz! Por, nëse ajo bënë d’ua gjatë asaj nate, e lut Zotin e saj – Azze ue Xhel – dhe e kërkon mirësinë dhe mëshirën e Tij, shpresoj nga ajo që mos t’i humbasë shpresat për atë që është lutur.
Kliko këtu për ta parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Servet Mata