Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: el-Likau Shehrij (8), minutat 28:35

 

Kush e ka detyrë agjërimin? Themi: ai që i përmbush pesë apo gjashtë kushte:

(1) të jetë Musliman

(2) të jetë në pubertet

(3) të jetë i shëndosh mendërisht

(4) të jetë i aftë (për të agjëruar)

(5) të jetë vendas (jo-udhëtar)

(6) të mos ketë ndonjë pengesë që ndalon atë (siç është sëmundja, etj.)

Ky e ka detyrë që të agjërojë. E ka detyrë që ta agjërojë Ramazanin në kohën e tij. I kundërti i Muslimanit është kafiri. Ai nuk e ka detyrë që agjërojë, por a do të dënohet në ahiret për këtë (mos-agjërimin)? Po! Ai do të dënohet. Kafiri – o vëllezër – do të dënohet për çdo detyrë që e ka obliguar Allahu dhe ai e ka lënë atë. Allahu nuk e pranon prej tij (kafirit) edhe në qoftë se ai e bën atë (adhurim); do të dënohet për çdo detyrë që e ka lënë. Kafiri do të dënohet për çdo gjë hallall që e ka ngrënë dhe ka përfituar prej saj, ndërsa Muslimani nuk do të dënohet për hallallin. Kafiri nëse ha, do të dënohet në Ditën e Gjykimit. Nëse ai vesh rrobë, do të dënohet Ditën e Gjykimit. Çdo kafshatë që e ka ngrënë kafiri, ka për t’u dënuar Ditën e Gjykimit për shkak të saj. Për çdo gllënjkë që ka pirë, ka për t’u dënuar për këtë Ditën e Gjykimit. Cili është argumenti për këtë? Argument për këtë është Fjala e Tij, të Madhëruarit e të Lartësuarit:

لَيْسَ عَلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جُنَاحٌ فِيمَا طَعِمُوا

“Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk kanë mëkat për atë që kanë ngrënë....” el-Maideh, 93

Kurse ata që nuk besuan dhe nuk bënë vepra të mira, a kanë atë gjynah apo jo? Ata kanë gjynah. Kjo ishte në lidhje më ushqimin. Ndërsa në lidhje me rrobat, Ai ka thënë:

قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ اللَّـهِ الَّتِي أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالطَّيِّبَاتِ مِنَ الرِّزْقِ قُلْ هِيَ لِلَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا خَالِصَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ

“Thuaj: “Kush e ndaloi zbukurimin me veshje që Allahu i ka dhënë për robërit e Tij si dhe të mirat (et-tajjibat - çdo gjë që është hallall)?” Thuaj: “Ato janë në jetën e kësaj bote për ata që besuan, e në Ditën e Kijametit (në xhenet) janë të posaçme për ta (veshja dhe të mirat, kurse kafirat nuk do të hyjnë në xhenet). ” el-‘Araf, 32

Kurse të tjerët përveç besimtarëve, edhe pse i kanë (këta të mira) në dynja, por Ditën e Gjykimit nuk janë të posaçme për ta, do të dënohen për këto.

Andaj, e kundërta e Islamit është kufri. Kafirin nuk e detyrojmë të agjërojë, por e ndalojmë në vendet e Muslimanëve që të dal haptazi duke ngrënë e dukë pirë.

Kjo çështje (që do përmend në vazhdim) duhet t’i kushtoni vëmendje: nuk lejohet hapja e restoranteve në ditët e Ramazanit qoftë edhe për kafirat – kurse natyrisht restorantet e Muslimanëve mbyllen. Ai që shikon nga ju ndonjë pronar restoranti që e mban atë të hapur në Ramazan, e ka detyrë që t’i lajmërojë autoritet përgjegjëse që ta ndalojnë nga kjo gjë. Nuk i mundësohet as edhe një kafiri që të hajë apo pijë haptazi gjatë ditës në Ramazan në vendet e Muslimanëve. Është detyrë që ai të ndalohet nga kjo gjë. 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org