Pyetje: Kur fillojnë tekbiret në bajramin e Fitrit dhe kur mbarojnë?
Përgjigje: Tekbiret fillojnë mbasi është dhënë lajmërimi se ka hyrë muaji Sheual, sepse Allahu thotë:
وَلِتُكْمِلُوا الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَاكُمْ
"... Që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun me tekbire ngaqë Ai ju ka udhëzuar juve..." [el-Bekare, 185]
Prandaj, nëse na vjen lajmi që këtë natë sot është parë hëna e re e muajit Sheual, atëherë ne fillojmë që të bëjmë tekbire derisa të falim bajramin. Kur të falet bajrami dhe të mbarojë, atëherë ndërpriten tekbiret.
Përktheu: Alban Malaj