Bismilah...

Muhamed Hassani thotë:[blockquote]Nuk ka varre! Përse angazhohesh mefjalime (hutbe) apo ligjërata duke folur për varret?! Për shirkun e (adhurimit) të varreve?! Pse?! Çfarë nevoje ka?!‘Aliju (riduanullahi ‘alejhi) thotë: “Folu njerëzve me atë që e njohin, dhe lëre atë që ata e mohojnë (nuk e kuptojnë), a dëshironi që ta përgënjeshtrojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij?!

Abdullah bin Mes’ud thotë: “Ti nëse i flet një populli për diçka që mendjet e tyre nuk e kuptojnë, vetëm se kjo gjë është bërë fitne për disa prej tyre.”

Vjen njëri - p.sh - i flet një Shejkhu për varret... vjen një prej të rinjve tanë të vegjël, vjen e pyet një vëlla prej vëllezërve tanë të ndershëm, i thotë atij: “A ka kuptim! A ka mundësi të ketë njerëz kështu... që akoma ekzistojnë e shkojnë të kërkojnë (ndihmë) prej njerëzve të vdekur të cilët janë në varr, e lut atë në vend të Zotit të botëve”? Nuk ka d.m.th varr.

Ti mund të paralajmërosh dhe t’ua përkujtosh Shirkun e adhurimit të varrevenë përgjithësi! Shpejt e shpejt! Kalimthi! Porse, ti nuk duhet ta kalosh gjithë kohën tënde për një temë që s’ka të bëjë me ty... gjë që nuk është e pranishme në aktualitetin tënd, fillimisht si thirrës. Atëherë, patjetër – o vëllezër – që thirrësi të pajiset me këtë kulturë dhe me këtë furnizim. [/blockquote]

Shejkh Feuzan pyetet për këto fjalë të Muhamed Hassanit

Pyetje:

Thotë: Allahu ju dhëntë të mira. Kam dëgjuarnjërin prej tyre të thotë: “Përse angazhohesh me fjalime (hutbe) apo ligjërata të tëra për Shirkun e varreve. Çfarë nevoje ka. Ti mund ta përkujtosh atë (shirkun e adhurimit të varreve) në përgjithësi! Porse, ti nuk duhet të shpenzosh një ligjëratë me një temë që s’ka të bëjë me ty.”Cili është mendimi juaj?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:

Ky është devijim. Ky është devijim. Kjo është urrejtjendaj thirrjespër në Teuhid dhe refuzimit të Shirkut. Sa kohë ndenji në Mekë i Dërguari(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke thirrur në Teuhid? Ai, a nuk ndenji atje 13 vite? Ai thirri në Teuhid përpara se të urdhërohej për namaz, zekat, agjërim dhe haxh. Dhe këtë nuk e mohon vetëm se një munafik dhe kafir. E lusim Allahun për mirëqenie.

Duhet patjetër të thirret në Teuhid. Duhet patjetër të ndalohet nga Shirku, nëpër ligjërata, në hutben e Xhumasë, në fjalime. Kjo duhet patjetër. Kjo është baza në të cilën thirrën të Dërguarit.

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ

“Dhe Ne nuk kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (O Muhammed) e që të mos e kemi frymëzuar Ne (duke i thënë): “La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Meje), pra më adhuroni Mua të Vetëm.” El Enbija, 25

I Dërguari(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha Mu’adhit kur e dërgoi atë në Jemen:

“Me të vërtet, ti po shkon tek një popull që janë prej ithtarëve të Librit (Ehlul-Kitab), gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh ata le të jetë: Dëshmia që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari Allahut. Nëse ata të përgjigjen në këtë, atëherë mësoi ata se Allahu ua ka bërë obligim atyre faljen e pesë kohëve të namazit...” e deri në fund të hadithit.

Sepse nuk ka dobi nga namazi apo nga të gjitha veprat (e mira) nëse shirku është prezent. Shirku i shkatërron veprat (e mira).

وَلَوْ أَشْرَكُوا لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Por sikur ata të kishin bashkuar të tjerë në adhurimin e Allahut, gjithçka që ata kanë punuar do të kishte qenë pa asnjë vlerë për ta” En-Aam, 88

Pra, asnjë vepër nuk bën dobi së bashku me Shirkun. Pra, duhet patjetër që përqendrimi të jetë në Akide dhe në sqarimin e Akides së saktë dhe sqarimin e asaj që e kundërshton atë që nga Shirku ndaj Allahut (të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit). Kjo është e patjetërsueshme.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari