Bismilah...

 

 

1. Shejkh Mukbil Ibn Hadi el-Uadi’i rahimehullah ka thënë: “Nëse ai e merr në dorë da’uetin e Ehli-Sunetit në Jemen, ai ka për ta goditur rëndë atë.”

2. Shejkh Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi rahimehullah ka thënë: “Nëqoftëse nuk pendohet, konsiderojeni atë prej Ehlul-Bid’ah, braktiseni, paralajmëroni kundër tij dhe bojkotojeni. Ai e ka nxjerrë veten e tij nga Selefizmi.”

3. Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab el-Benna rahimehullah ka thënë: “Ai gënjen... ai bën lojra... ai kërkon vetëm debat dhe polemika...”

4. Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij ka thënë: “Ai është një davetçi i Fitneve, një mashtrues.”

5. Shejkh ‘Abdullah el-Gudejan ka thënë: “Ky njeri është shumë i paedukatë dhe është një idiot (sefijh).”

6. Shejkh Salih el-Feuzan ka thënë: “Braktiseni këtë njeri dhe thërrisni në menhexhin e Ehli-Sunetit dhe Xhematit.”

7. Shejkh Salih el-Luhajdan ka thënë: “Ai duhet nxjerrë jashtë nga Jemeni.”

8. Shejkh ‘Ali Nasir el-Fakijhi ka thënë: “Nuk jam ulur me Ebul-Hasenin përveç se në një rast të vetëm. Megjithatë, pashë se ai ishte djalosh i papërmbajtshëm. Dhe ai nuk kishte pushuar së qënë i ndikuar nga ideologjia Ikhuanije në të cilën kishte qenë më përpara.”

9. Shejkh Salih Ibn Se’ad es-Suhajmi ka thënë: “El-Ma’ribi është bidatçi dhe për të nuk ka respekt.”

10. Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri ka thënë: “Ky njeri është një Ikhuan i pastër që bën lojra dhe thur kurthe, të cilin e kanë dërguar mes dijetarëve të Jemenit për t’i përçarë e për t’i ndarë ata në grupe e sekte.”

11. Shejkh Muhamed Ibn Hadi el-Medkhalij ka thënë: “Ne paralajmërojmë kundër këtij njeriu në çdo vend, ngase ai është Ikhuani në menhexh.”

12. Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab el-Uasabi ka thënë: “Ky njeri është i devijuar dhe devijues i madh, bidatçi.”

13. Shejkh ‘Abdul-‘Azijz el-Bura’i ka thënë: “Ebul-Haseni ka mendime të prishura... ai kërkon të rrëzojë dijetarët... Askush nuk e mbron Ebul-Hasenin përveç atij që ndjek epshin e tij.”

14. Shejkh ‘Abdullah Ibn ‘Uthman edh-Dhimari ka thënë: “Ai është njeri gojë-lëshuar. Ai e kundërshtonte Shejkh Mukbilin kurse ai (Shejkh Mukbili) ia mbyllte gojën.”

 

Përktheu Alban Malaj