Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Shkëputur nga artikulli me titull: el-Halebij judemmir nefsehu bil-Xhehliuel-‘Inadi uel-Kedhib – Halebiu rrënon veten e tij me injorancë, kokfortësidhe gënjeshtra, pjesa e parë.

Ka thënë Halebiu në përshkrimin që u bën Selefive:

“Ata kanë mendim shumë të keq, kanë pasim të verbër (taklid), kanë fanatizëm (teasub), përgënjeshtrojnë dhe hedhin dyshime, polemizojnë pa të drejtë dhe lëshojnë akuza të pabaza.”

Dhe është kundërpërgjigjur Imami i Xherhit dhe Ta’dilit (Shejkh Rabij) ndaj këtyre akuzave të rrejshme të Halebiut:

“Këto cilësi të poshtra janë cilësitë e tua dhe të partisë tënde, s’ka dyshim tek kjo dhe realiteti juaj dëshmon më së miri për këtë. Ju nuk reshtni së paturi mendim të keq për Hakun dhe pasuesit e Hakut.

Nuk ka grupacion që të krahasohet me partinë tuaj në pasim të verbër e në fanatizëm, ngase ata u bëjnë taklid personaliteteve të shquara dhe ulemave të mëdhenj; pasuesit e verbër në çështjet e Fik`hut i bëjnë taklid Imamëve të mëdhenj, edhe pse ky taklid mund të jetë i kotë ndonjëherë, të cilin nuk e duan Imamët.

Kurse Rrafidat kanë taklid dhe fanatizëm për Imamët e Ehli-Bejtit, edhe pse Ehli-Bejti e urrejnë këtë fanatizëm nga ata dhe distancohen nga ata dhe nga devijimet e tyre.

Ndërsa partia juaj kanë taklid dhe fanatizëm për ca njerëz të pavlerë e të degraduar, njerëz të fitneve dhe turbullirave.

Ata njerëz të ultë gëzohen me këtë fanatizëm dhe këtë pasim të verbër dhe i nxisin të tjerët drejt tij, si dhe i lavdërojnë frytet dhe pasojat e këqija të këtij taklidi e fanatizmi në shkrimet e tyre të mbushura me injorancë, gënjeshtra, refuzim të së vërtetës dhe luftim të ndjekësve të së vërtetës. Dhe ata udhëheqës të pavlerë nuk kanë turp që e shfaqin haptazi përkrahjen për ata që i pasojnë qorrazi në mashtrimet e tyre.

Ndërsa për sa i përket përgënjeshtrimit të pasuesve të vërtetë të Hakut dhe hedhjes së dyshimeve mbi ta dhe mbi të vërtetën që kanë ata, kjo gjë është tek ty dhe tek partia jote, për këtë të flasësh sa të duash s’ka gajle.

E njëjta gjë edhe me polemizimin pa të drejtë dhe lëshimin e akuzave të pabaza, ngase këto i ka Halebiu dhe partia e tij dhe nuk krahasohen me të shumë prej arrogantëve nga njerëzit e Batilit.

Dhe konkluzioni është se Halebiu është i pakrahasueshëm në gënjeshtra, në sofizma, në tjetërsim të realitetit dhe në gjuajtjen e të pafajshme me gjëra të pavërteta. Ai mashtron veten e tij se Allahu nuk po e shpie avash-avash drejt shkatërrimit.

Ka thënë i Lartësuari:

وَلَا تَحْسَبَنَّ اللَّهَ غَافِلًا عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ الْأَبْصَارُ

“Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë zullumqarët! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen.” [Ibrahim, 42]

Dhe ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

"إِنَّ اللَّهَ لَيُمْلِي لِلظَّالِمِ حَتَّى إِذَا أَخَذَهُ لَمْ يُفْلِتْهُ"

“Me të vërtetë Allahu ia zgjat shpresën zullumqarit derisa ta mbërthejë e të mos e lëshojë më.” Transmetuar nga Bukhari, n.4686.

Dhe a ka zullum më të rëndë sesa luftimi i Hakut dhe pasuesve të Hakut me gënjeshtra dhe deformime?”

Përktheu: Alban Malaj