Bismilah...

Shejkh ‘Abdul-‘Aziz el-Bura’i për shoqatën e Shkodrës

Pyetje:

“Esselamu ‘alejkum, Shejkh i nderuar, Allahu ju ruajttë. Këtu, në vendin tonë në Shqipëri, në qytetin Shkodrës, gjendet një shoqatë tek e cila kemi vërejtur disa kundërshtime, e ato janë:

E para: nga qëllimet e shoqatës që janë të shkruara në statusin e saj është promovimi i harmonisë fetare bazuar në parimet e paqes së besimit Islam.

E dyta: anëtarët e shoqatës kanë el-uela ue el-bera (miqësim dhe armiqësim) për hir të saj. Ata i shajnë e i sulmojnë vëllezërit që flasin kundër shoqatave dhe shpifin për ta si dhe paralajmërojnë kundër tyre.

E treta: ata kanë votime në shoqatë.

E katërta: ata kanë llogari në bankë nga ku lypin (lek) për të ndërtuar një ndërtesë për shoqatën dhe një xhami si dhe i akuzojnë Selefijtë se ata janë kundër ndërtimit të xhamive.

E pesta: kryetari i shoqatës është njeri injorant në bazat e fesë dhe në degëzimet e saj.

Shejkh Rabij – Allahu e ruajttë – na ka thënë që t’i këshillojmë duke i përkthyer fjalët e dijetarëve kundër shoqatave, porse ata e kundërshtuan fjalën e Shejkh Rabijs dhe i fshinë fetvat kundër shoqatave nga forumi, me pretendimin se këto fetva shkaktojnë fitne dhe bien ndesh me shoqatën e tyre. Dhe pasi që kundërshtuan dhe nuk e morën këshillën e Shejkh Rabijs, Shejkh Rabij tha për ta: “Ehlu-batil nuk e marrin hakun.”

Pas kësaj, sekretari i shoqatës shkoi tek Shejkh Ramzan el-Haxhirij për të marr fetva për lejimin e shoqatës së tyre. Dhe Shejkhu – Allahu e ruajttë – i tha atyre: “Shoqata është bërë shkaktare për përçarjen në mes Selefijve dhe se ajo është çështje ixhtihadije, kurse bashkimi i tyre është obligim (uaxhib).”

Andaj, ne e kemi lajmëruar Shejkh Rabijn se nga qëllimet e shoqatës që janë të shkruara në statusin e saj është promovimi i harmonisë fetare bazuar në parimet e paqes së besimit Islam. Dhe Shejkhu pasi që e lexoi vet statusin e përkthyer të shoqatës, tha: “Kjo është kufër, paralajmëroni kundër tyre dhe mos u bashkoni me ta.”

Ata nuk u mjaftuan me këtë, porse e pyetën Shejkh Ubejd el-Xhabirin – Allahu e ruajttë – me ndërmjetësimin e Arafat el-Muhamedij – Allahu e ruajttë – dhe në pyetjen (e tyre) i fshehën çështjet e përmendura pak më parë dhe gënjyen në pyetjen ku thanë se për të ndërtuar xhami, d.m.th nuk kemi përveç se dy rrugë. Rruga e parë është përmes komunitetit (musliman) i cili i lufton Selefijtë dhe (rruga) e dytë është përmes themelimit të një shoqate.

Dhe kjo është gënjeshtër, sepse ne kemi mundësi që të ndërtojmë – elhamdulilah –xhami duke mos patur nevojë as për komunitetin dhe as shoqatën. Në Shqipëri ka xhami të tilla. Dhe davetxhiu i kësaj shoqate i cili i ka shkruar Shejkh Ubejdit pretendon se komuniteti e lufton atë, porse vet bërësi i pyetjes, ishte caktuar imam në një xhami dhe ai po ashtu ka dhënë mësim në një xhami tjetër.

Pra, Shejkh Ubejd el-Xhabirij – Allahu e ruajttë – duke u bazuar tek pyetja e tyre, u dha fetva për lejimin e kësaj shoqate dhe ia lejoi këtij davetxhiu që të japë mësim dhe të jetë davetçi vetëm me diplomën e tij që e ka marr në një nga universitetet në Libi.

Andaj, çfarë na thoni ju Shejkh i nderuar për këtë (shoqatë), Allahu ju bekoftë dhe Allahu ju ruajttë?

Përgjigje nga Shejkh ‘Abdul-‘Aziz el-Bura’i:

Mjafton pika e parë që e përmende në fillim për të gjykuar mbi shoqatën si dhe mbi menhexhin e mbikëqyrësve të kësaj shoqate, e ajo është: harmonia fetare. Nga fjala harmoni fetare unë kuptoj që të mos kenë përplasje me grupacionet tjera, duke u nisur nga Sufistët, Shijat, Ikhuanul-Musliminët apo të tjerë. Dhe kjo – Allahu të bekoftë – është nëse kemi mendim të mirë për ta, përndryshe kjo ka mundësi të mbërrij deri tek bashkimi i feve (uihdetul-edjan), kjo pra, është kështu nëse ne kemi mendim të mirë për ta që të kenë për qëllim me harmoninë fetare lidhjen apo bashkëjetesën me shtatëdhjetë e dy grupet.

Përndryshe, nëse do ta interpretonim këto fjalë sipas tekstit të saj, ndoshta ajo na shpie tek bashkimi i feve. Kjo është një çështje.

Çështja e dytë: se ata përmendën se ajo (harmonia fetare) është sipas besimit (akides) Islame. Akideja Islame është akideja e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – dhe shokëve të tij fisnik, të cilët janë Selefët e devotshëm dhe kjo është në kundërshtim me atë që ata pretendojnë përmes harmonisë fetare; me atë që ata pretendojnë përmes harmonisë fetare.

Pra, kjo – Allahu të bekoftë – është e kotë (batil), dhe është caku më i lartë i të pavërtetës (butlan). Po ashtu – Allahu ju bekoftë – kemi patur përvojë me shoqatat dhe ne nuhasim nga këto fjalë që i thua se nuk ka dallim në mes tyre dhe shoqatave që bëjnë pjesë tek neve që janë të lidhura me shoqatën Ihjau-Turath apo me shoqatat e tjera.

Sidoqoftë, i porosisim vëllezërit (e shoqatës, sh.p) që të përmirësohen që në fillim. Kështu që, kur vëllazëria selefije në mes selefijve është nga çështjet e Akides dhe nga obligimet, si i jepet përparësi ndaj saj (vëllazërisë) një çështje që është e pëlqyeshme (mustehab)? Jo, sepse çështja e themelimit të një shoqate duke u bazuar në fjalën e atyre që e lejojnë, ajo është mustehab dhe s’ka më tepër se kaq, askush nuk do të thotë se ajo (shoqata) është obligim, ajo është e pëlqyeshme. Atëherë, si ka mundësi të vëmë në diskutim miqësimin dhe armiqësimin (el-uela ue el-bera) për një çështje që është e pëlqyeshme dhe të bëjmë përçarje në vëllazërinë që është për hir të Allahut –‘Azze ue Xhel-le? Nëse çështja është për bamirësinë ndaj të varfërve dhe skamnorëve, atëherë ata e kanë Allahun – ‘Azze ue Xhel-le –.

Andaj, ne i dedikohemi thirrjes për tek Allahu - Subhanehu ue Te’ala –, dhe kjo (pra, hapja e shoqatës në këtë rast, sh.p) është prej dobësisë në fikh (kuptim të fesë) që neve t’i japim përparësi një gjëje që është e pëlqyeshme ndaj një gjëje që është prej bazave të fesë, e ajo është vëllazëria për hir të Allahut, dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut. Kështu ne i kalojmë kufijtë ndaj vëllezërve tanë dhe i kalojmë kufijtë ndaj dashurisë (el-uela) sonë, dhe ia kalojmë kufijtë ndaj vëllezërve për hir të asaj se ne duam të themelojmë shoqatë.

Për këtë arsye – Allahu ju ruajttë – ne kemi mbajtur një fjalim para disa muajve në lidhje me dëmin e themelimit të shoqatave, në qoftë se nuk iu ka arritur juve ai fjalim, atëherë mund ta kërkoni prej vëllezërve. Po.

Madje ka një vit të plotë që kur e kemi nxjerrë, dhe ndoshta ajo gjendet në internet apo ta kërkoni nga vëllai Huseijn (esh-Shara’i) që t’ua dërgojë juve. Ne kemi përmendur shtatëmbëdhjetë dëme nga dëmet e themelimit të shoqatave; kemi përmendur shtatëmbëdhjetë dëme nga dëmet e themelimit të shoqatave. Dhe të mjafton (si argument, sh.p) se ajo (shoqata) u ka përçarë juve pas vëllazërisë, pas dashurisë, pas bashkimit, pas harmonisë, jeni bërë armiq të njëri-tjetrit, dhe çdonjëri kërkon fetva andej e këtej.

Kërkojmë ndihmë prej Allahut.

Andaj, ju nuk keni nevojë për këtë (shoqatën) dhe i këshillojmë vëllezërit që ta përmirësojnë veten e tyre prej së afërmi, dhe t’i ktheheni vëllazërisë suaj, ndërsa të varfrit dhe skamnorët e kanë Allahun – ‘Azze ue Xhel-le –.

Allahu ju bekoftë.

Pyetësi: Allahu ju dhëntë të mira dhe Allahu ju shëroftë, Shejkhu jonë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari