Bismilah...

Abdullah Adem el-Albani dhe gënjeshtrat e tij ndaj Shejkh Albanit

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=101474


Abdullah Adem el-Albani në parathënien e tij tek libri “El-M’uxhemu el-Fehresu lil-Ehadithi en-Nebeuijjeti uel-Athari es-Selefijjeti,” libër i Ebu Is’hak el-Huvejni ku ai ka nxjerrë hadithe, thotë:

“Në dimër të vitit 1410 H, na vizitoi Shejkh Albani në shtëpinë tonë, dhe i parashtrova atij disa pyetje, ndër ato pyetje ishte edhe kjo:

O Shejkh, cilin prej dijetarëve e sheh të kualifikuar për ta pyetur në lidhje me dijen e hadithit pas vdekjes suaj, insha Allah pas një jete të gjatë?

Ai (Shejkh Albani) tha: Është një Shejkh Egjiptian, quhet Ebu Is’hak el-Huvejni, ka ardhur tek ne në ‘Amman që prej kohësh. Unë e ndjej se ai është me neve në këtë drejtim, në këtë dije (hadith).”

I thashë: Kush tjetër (pas tij) ?

Ai (Shejkh Albani) tha: Shejkh Shu’ajb ‘Arnauti.

I thashë: Kush tjetër (pas tij) ?

Ai (Shejkh Albani) tha: Shejkh Mukbil el-Uad’ij.

Unë besoj se kjo është përgjigja e Shejkhut – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – që nuk ka nevojë për mendimin tim ndaj Shejkh Ebi Is’hak el-Huvejnit, kur fjala e tij (Shejkh Albanit) i mbyll shtigjet e kundërshtimeve.

Njerëzit që ishin rreth nesh, ua kishte qejfi që të ishin pasardhësit e Shejkhut (Albanit) në dijen e tij dhe afërsinë e tij, dhe pas vdekjes së tyre (dijetarëve) Allahu e begaton atë që do Ai nga robërit e tij. Kur Shejkh Ebu Is’haku është poseduesi i kësaj begatie, atëherë e lus Allahun që ta bëjë të zoti për këtë gjë (në lëminë e hadithit), dhe t’i dhurojë atij nga thesaret e Dijes së Tij në atë që e bën imam. Ai është Pronari i saj dhe i Gjithëfuqishëm për të.

Shkroi: Abdullah Adem

Në mbrëmjen e së shtunës, 2 R’abij eth-Thanij, 1422 Hixhrij

Më 23 korrik 2001

Burimi: “El-M’uxhemu el-Fehresu lil-Ehadithi en-Nebeuijjeti uel-Athari es-Selefijjeti,” vëll. 1, fq. 32-33

Burimi: https://ia600409.us.archive.org/21/items/mmanas/mmanas_01.pdf

Shkroi: Abdullah Adem

Në mbrëmjen e së shtunës, 2 R’abij eth-Thanij, 1422 Hixhrij

Më 23 korrik 2001

Burimi: “El-M’uxhemu el-Fehresu lil-Ehadithi en-Nebeuijjeti uel-Athari es-Selefijjeti,” vëll. 6, fq. 569

Burimi: https://ia600409.us.archive.org/21/items/mmanas/mmanas_06.pdf

Përgënjeshtrimi i Shejkh Albanit


Pyetësi: Shejkhu jonë, a ka ndodhur një dialog mes teje dhe Ebu Is’hak el-Huvejnit ku ti i ke thënë se ai është pasardhësi jot (në hadith)?

Shejkh Albani: Jo jo! Ai nuk është pasardhësi im (në hadith).

Pyetësi: Allahu të shpërbleftë me të mira.

Shejkh Albani: Gjthashtu edhe juve.

Burimi: Silsiletul-Huda ue Nur, 229, min. 00:54:48

Përktheu: Jeton Shasivari