Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-‘Azijz bin Baz

Burimi: Kaseta “Sherh Rijadu Salihin” e Shejkh bin Bazit më datë 18/7/1416, dita e Diel (jeumul-ehad).

 

 

Pyetje: Kemi këtu një artikull o Shejkh, nuk di ç’thoni ju për këtë? Thotë autori i këtij artikulli: “Kur Mu’auijah dhe kolegu i tij (‘Amri) iu futën gënjeshtrës, mashtrimit, tradhtisë, nifakut (hipokrizisë), ryshfetit dhe tregtisë së pandershme, atëherë ‘Aliu nuk ia lejoi vetes që të binte deri në këtë gradë të ultë, prandaj nuk është për t’u habitur me fitoren e atyre të dyve kurse ai (Aliu) humbi. Porse s’ka dyshim që ajo është një humbje më e lavdishme se çdo fitore.”

 

Shejkh Bin Baz: Këto janë fjalë të fëlliqura, këto janë fjalë të fëlliqura, sharja ndaj Mu‘auijes, sharja ndaj ‘Amër bin ‘Asit, të gjitha këto janë fjalë të fëlliqura dhe fjalë të urryera. Mu‘auijeh dhe ‘Amri dhe ata që ishin me ta, ishin muxhtehid dhe kanë gabuar dhe muxhtehidët nëse gabojnë, Allahu i faltë ata dhe ne.

 

Pyetësi: Fjala e tij (Sejid Kutubit) “Vërtetë ata kishin nifak (hipokrizi)” a nuk është kjo tekfir mbi ta?

 

Shejkh Bin Baz: Kjo është gabim dhe e pavërtetë, nuk është kufër, meqë sharja e disa as’habëve apo ndonjërit nga as’habët është e urryer dhe është mëkat (fisk), meriton që ai të ndëshkohet – e lusim Allahun për mirëqenie.

 

Pyetësi: Atëherë o Shejkh nuk bën kufër ai që shanë ndonjërin nga as’habët?

 

Shejkh Bin Baz: Ai duhet të ndëshkohet, nëse ai shan shumicën e tyre dhe i shpall ata mëkatarë atëherë ai është murted (felëshues), ngaqë ata janë Bartësit e Sheriatit, andaj sharja ndaj tyre do të thotë abuzim i Sheriatit.

 

Pyetësi: A nuk duhet të ndalohen këta libra të cilat gjenden këto fjalë?

 

Shejkh Bin Baz: Këta libra duhet të shqyhen. Këto fjalë a janë në gazetë?!

 

Pyetësi: Këto fjalë janë në një libër, Allahu ju dhëntë mirësi.

 

Shejkh Bin Baz: I kujt është ky libër?

 

Pyetësi: Është libër i Sejid Kutubit.

 

Shejkh Bin Baz: Këto janë fjalë të fëlliqura.

 

Pyetësi: Në librin “Kutub ue Shakhsijaat” (Libra dhe personalitete).

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari