Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Është përhapur një audio në mesin e njerëzve dhe ai që e promovon këtë audio pretendon se pabesimtarët nga Rusia kanë vënë një aparat poshtë nën Tokë dhe kanë dëgjuar disa zëra njerëzish, zëra grash dhe burrash. Për këtë audio ka dhënë komente Shejkh (AbdulMexhid) ez-Zindani i cili thotë: "Po, kjo është e vërtetë." Çfarë mendimi keni për këtë çështje? A të shpërndahet kjo audio? A duhet të refuzohet ai që e shpërndan këtë? Na jepni një fetva, Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Unë mendoj se kjo audio duhet të fshihet e mos të shpërndahet. Në këtë audio ka disa shkelje:

E para: Dënimi i varrit është prej diturisë së fshehtë (gajb-it) për të cilën nuk ka dije askush tjetër përveç Allahut, sepse çështjet e ahiretit janë prej dijes së fshehtë të cilën nuk e di askush tjetër përveç Allahut, të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit.

Pra, dënimi dhe begatia në varr janë prej dijes së fshehtë dhe prej çështjeve të ahiretit. Nuk e ka parë atë përveç se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Vërtet Allahu i ka mundësuar të Dërguarit që të shohë diçka prej të fshehtës, ka thënë i Lartësuari:

عَالِمُ الغَيْبِ فَلاَ يُظْهِرُ عَلَى غَيْبِهِ أَحَداً إِلاَّ مَنِ ارْتَضَى مِن رَّسُولٍ

"Vetëm Ai e di të fshehtën dhe nuk ia zbulon atë askujt përveç ndonjë të dërguari që ka zgjedhur." el-Xhin, 26 – 27

 

E dyta: Kjo audio fut frikë tek njerëzit, ndoshta mund të shkaktojë pasoja mendore te disa njerëz nëse e dëgjojnë këtë audio, sepse i frikëson njerëzit. Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë:

لَوْلاَ أَنْ لاَ تَدَافَنُوا لَدَعَوْتُ اللَّهَ أَنْ يُسْمِعَكُمْ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ ما أَسْمَعُ

"Sikur ju të mos e varrosnit njëri tjetrin, do ta kisha lutur Allahun që t'ua mundësojë të dëgjoni diçka prej dënimit të varrit të cilin e dëgjoj unë."

I Dërguari nuk iu lut Allahut që njerëzit ta dëgjojnë dënimin e varrit ngase kishte frikë për ta, kurse ky vjen dhe i frikëson njerëzit duke e shpërndarë këtë audio.

Ka plot argumente që kanë ardhur për dënimin e varrit, kështu që ne mbështetemi në këto argumente, nuk u mbështetemi fjalëve të kufarëve dhe Rusëve apo të tjerëve. Ne mbështetemi në lajmet e të Besueshmit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe besojmë në dënimin e varrit. Kurse ai që nuk beson përveç se nëse i dëgjon fjalët e Rusëve, atëherë ky nuk ka iman. Ne besojmë në dënimin e varrit, kemi bindje të thellë në të dhe e pohojmë atë, gjë e cila përmendet në librat e Akides.

Pjesë e Akides së Ehli Sunetit dhe Xhematit është besimi në dënimit e varrit. Kjo është çështje e mirënjohur në librat e Akides; është gjë e sigurt dhe besim i palëkundur se në varr është ose begati ose dënim. Andaj, ne s'kemi nevojë për këtë audio.

E treta: Ai (AbdulMexhid ez-Zindani) pretendon se Rusët kanë arritur në shtresën e shtatë të Tokës, a është kjo e vërtetë?

Shtresat e tokës janë shtatë.

للَّهُ الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَوَاتٍ وَمِنَ الْأَرْضِ مِثْلَهُنَّ

"Allahu është Ai i Cili ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka." et-Talak, 12

Shtresat e tokës janë sikur shtresat e qiellit, a i ka kaluar dikush shtresat e qiellit? Atëherë si do të depërtojë në shtresat e tokës?

Sonda e shpimit paska depërtuar thellë në tokën e shtatë, deri në Sixh-xhin siç thonë! Kjo është e pamundur. Kjo është gënjeshtër dhe shpifje. Sonda paska shpuar shtatë shtresat e tokës dhe ka mbërritur në tokën e shtatë! Kjo është gënjeshtër dhe shpifje.

E katërta: Kjo audio nuk është e vërtetë. Nga e di ti se këto zëra janë të të vdekurve!?

A nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar te disa njerëz që çirren, flasin dhe ulërijnë dhe ky i ka inçizuar ata duke pasur për qëllim kamuflimin dhe gënjeshtrën. Kush ka garanci se nuk e kanë bërë këtë?!

Kufarët kanë mbledhur ndonjë grup njerëzish të cilët ulërijnë, apo nëpër tregje ku ka potere dhe rrëmuja dhe i kanë inçizuar ata, e pastaj thonë: ky është dënimi i varrit. Kush garanton se nuk e kanë bërë një gjë të tillë?

Kështu që, ne e kemi obligim që të ruhemi nga këto gjëra dhe nga këto propaganda. Ky është një gabim nga ana e Abdul-Mexhid ez-Zindanit, nëse është e vërtetë se ai e ka përqafuar këtë mendim. Atij duhet t’i sqarohet kjo çështje. Allahu e faltë atë dhe neve. Ai e ka detyrë që të heq dorë nga kjo gjë.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari