Bismilah...

Autor: Shejkh Salih es-Suhejmi

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139620

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/853

Pyetje: Një shejkh (Selman el-Audeh) ka dalë në një kanal televiziv dhe thotë se: “Filan shejkh i njohur për dijen dhe fenë e tij – nuk e lavdëroj askënd para Allahut – thotë se është obligim që të hyhet në parlament,” ka për qëllim Shejkh Uthejminin – Allahu e mëshiroftë.

Përgjigje: Nuk mendoj se kjo është e vërtetë nga Shejkhu jonë – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – porse unë nuk e shoh të udhës hyrjen në parlamente, kushdo qoftë ai që e thotë këtë, ngase hyrja në parlament do të thotë që t’i pranosh rezultatin edhe në qoftë se është gjykimi i tagutit. Nëse ti ke dije paraprake se je i obliguar ta pranosh këtë rezultat, atëherë ti je në rrezik.

Këto parlamente dhe qeverisja e popullit për popullin edhe në qoftë se e përkrah atë autori i librit “Essiletu Theurah (Pyetjet e Revolucionit)” i cili ka devijuar shumë thellë në këtë libër. Pa dyshim se kjo çështje... lexoni dy refuzime të bukura kundër autorit të librit “Essiletu Theurah”, këto refuzime kanë dalë dhe janë botuar – lavdia i takon Allahut. Njëri nga këto dy libra është i shejkhut të nderuar ‘Alij bin Ahmed Eba Tin, kurse i dyti (me titull) “el-Xhinajetu ala Islami fi Kitabi Essileti Theurah,” i shejkhut të nderuar, doktorit, Fehëd el-Fuhejd.

Ky libër (i Selman el-Audes) bën thirrje për në xhahilijetin e parë, i cili quhet “Essileti Theurah”, autori i këtij libri thërret plotësisht për në xhahilijetin e parë, saqë iu referua tërthorazi edhe qeverisjes së Khalifëve të Drejtë dhe e pohoi lejimin e qeverisjes së popullit për popullin dhe e lejoi që populli të nxjerr ligje për veten e tij pa mos iu kthyer gjykimit të Sheriatit. Kjo është demaskim – Allahu na ruajtë - kundrejt pretenduesve të këtillë. Po.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

11 qershor 2015