Autor: Shejkh Salih Suhejmi
Këto parregullsi dhe ndjekje të lehtësimeve janë kulmi i rrezikut, që në fund mund ta bëjnë njeriun të dalë nga feja. Një ndër ato – për të qenë i hapur me ju – është: libri (i Selman el-‘Audes për Haxhin) që quhet “If’al ue la harexh – Bëje se s’ka problem,” dhe në fund (të Haxhit) del “Bëje se s’ke Haxh.”
Nëse do të veprohej me të gjitha ato gjëra që pohon autori i këtij libri – e lusim Allahun që ta udhëzojë – do kishim dalë pa Haxh. Të kalosh mbi Arafat me aeroplan; ta lësh bujtjen në Mina, sepse nuk është uaxhib (detyrë); edhe sikur të bëje çfarëdo lloj ndalese Sheriatike, nuk ke detyrë të bësh gjë (si shlyerje); Haxhi është vetëm Arafat – (hadith) të cilin e kanë keqkuptuar.
Po ashtu therja e gjelit (në Haxh) – këtë nuk e thotë ky njeri (Selmani) por e ka thënë një tjetër që del nëpër kanalet televizive që u përmend në fillim. Si dhe parregullsi tjera në të cilat bien njerëzit.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari