Bismilah...

Autor: Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh (rahimehullah)
Shkëputur nga broshura “en-Nusajrijjeh Tugat Surijjeh, eu el’Aleuijjun, kema semmahum el-Fransijun  -  Nusajritë janë Tagutët e Sirisë, apo Alevitët, siç i kanë quajtur Francezët” fq.19-20)

 

 

Në armiqësinë e tyre kundër Islamit dhe Muslimanëve ata kanë ngjarje të famshme dhe libra të shkruajtura. Nëse kanë fuqi, ata e derdhin gjakun e Muslimanëve, sikurse ndodhi njëherë që i vranë haxhinjtë dhe i hodhën në pusin e Zemzemit, kurse një herë tjetër morën Gurin e Zi dhe e mbajtën për disa vjet, si dhe kanë vrarë dijetarët, kryetarët, prijësat dhe ushtarët e Muslimanëve, aq sa vetëm Allahu i Lartësuar e di me saktësi numrin e të vrarëve, dhe për këtë janë kanë shkruajtur libra të shumtë, disa prej të cilave i ka përmendur pyetësi (që pyeti për Nusajritë) dhe të tjerë veç tij. Dijetarët e Muslimanëve kanë shkruajtur libra që nxjerrin në shesh sekretet e tyre dhe heqin perdet e tyre, dhe kanë sqaruar në to kufrin dhe ateizmin e tyre, dhe se me ateizimin që kanë, ata janë më qafira sesa Çifutët dhe të Krishterët dhe Hindusët që adhurojnë idhujt. Dhe ajo që ka përmendur pyetësi është një pjesë shumë e vogël nga cilësitë e tyre që janë të njohura tek dijetarët.

Dhe është e mirënjohur tek ne se brigjet e Shamit i pushtuan të Krishterët nga ana e atyre (Nusajrive) dhe se ata përherë janë me çdo armik të Muslimanëve. Pra, ata janë me anën e të Krishterëve kundër Muslimanëve.

Dhe nga fatkeqësitë më të mëdha për Nusajritë është çlirimi i brigjeve (të Shamit) nga ana e Muslimanëve dhe mposhtja e të Krishterëve, madje fatkeqësia e tyre më e madhe është triumfi i Muslimanëve kundër Tatarëve (Mongolëve).

Dhe festa e tyre më e madhe është pushtimi i porteve të Muslimanëve nga të Krishterët – Allahu na ruajtë, të cilat sot vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Muslimanëve deri në ishullin e Qipros, Allahu e bëftë të lehtë çlirimin e tij sa më shpejtë. Qipron e çliruan Muslimanët gjatë hilafetit të Prijësit të Besimtarëve ‘Uthman Ibn ‘Affan (radij-Allahu ‘anhu), të cilën e çliroi Mu’auijeh Ibn Ebij Sufjan (radij-Allahu ‘anhu), deri në vitin 400 (mbas Hixhretit).

 

 

Përktheu: Alban Malaj