Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

Pyetësi: Çështja e dytë, rreth të cilës janë shtuar pyetjet dje dhe sot: kërkojnë nga ty fjalën tuaj dhe udhëzimin tuaj – Allahu u dhëntë mirësi – për veprimin e DAISH (ISIS), të cilët dogjën me zjarr pilotin dhe u argumentuan me fjalën e Shejkhul-Islam Ibën Tejmijjeh dhe se lejohet dënimi i armikut me zjarr (bazuar në ajetin):

وَإِنْ عَاقَبْتُمْ فَعَاقِبُوا بِمِثْلِ مَا عُوقِبْتُم بِهِ

“Dhe nëse i ndëshkoni, i ndëshkoni ashtu siç u ndëshkuat.” [en-Nahl, 126]

Cili është udhëzimi juaj - Allahu u ruajt -?

Përgjigje: Them se ata janë kriminelë dhe veprat e tyre janë të shëmtuara. Përpara kësaj ata kur vrisnin ndonjë, e vrisnin duke e therur me thikë, njësoj siç theret delja. E gjithë kjo është teprim dhe tejkalim i kufijve në zullum si dhe është vrasje e tmerrshme.

Ne themi se ndëshkimi me zjarr nuk lejohet sepse me zjarr ndëshkon vetëm Zoti i zjarrit. Kurse vrasja e atij që e meriton duhet të vritet në mënyrën që nuk përbën shkelje të Sheriatit dhe nuk përmban ndonjë element të ndaluar.

Ata njerëz nuk janë në rrugë të drejtë dhe kanë gjëra të këqija dhe të pështira. Rruga që ndjekin ata është rruga e Khauarixhëve, ata të cilët i bëjnë njerëzit qafira dhe thonë se njerëzit që kanë bërë gjynahe të mëdha do të jenë përgjithmonë në Zjarr.

Kjo është prej veprave dhe punëve të tyre. Hakmarrja kurrësesi s’duhet të bëhet me gjëra që janë haram.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj