Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=154797

Po ashtu, prej njerëzve të devijimit janë edhe Sufistët dhe Rrafidat; i bëjnë qeniet njerëzore të adhuruar, kërkojnë ndihmë prej tyre, bëjnë kurban për hir të tyre, zotohen në ta, bëjnë tauaf në varret e tyre, bëjnë udhëtime të gjata për të vizituar varret e tyre, sidomos Rrafidat – Allahu i vraftë dhe i poshtëroftë!

Janë ata të cilët i luftojnë Sahabët e Muhamedit dhe i bëjnë qafira; janë ata që shajnë gratë e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, sidomos ‘Aishen, pafajësia e të cilës zbriti nga qielli. Dhe kush e akuzon ‘Aishen apo e njollos atë, ai është qafir me ixhma, sepse ai ka kundërshtuar Librin e Allahut, Sunetin e të Dërguarit dhe Ixhmanë e Umetit, për pafajësinë e kësaj Nëne të Besimtarëve, e sinqerta, besnikja, fisnikja, e dëlira – radij-Allahu ‘anha. Atë e ka lavdëruar Allahu mbi shtatë qiej dhe e deklaroi të pafajshme nga akuzat që ia bënë munafikët.

Dhe ata janë trashëgimtarët e munafikëve, madje unë i konsideroj ata më të këqij sesa munafikët, sepse munafikët nuk flisnin haptazi, ata e fshihnin kufrin e tyre, kurse Rrafidat e shprehin haptazi. Munafikët e fshihnin kufrin e tyre, kurse Rrafidat e shprehin haptazi dhe shkruajnë libra me kufër, si dhe i deklarojnë njerëzit e Sunetit qafira dhe e bëjnë të lejuar vrasjen e tyre dhe grabitjen e pasurive të tyre.

Shikoni këto fitnet në Jemen, në Siri dhe në çdo vend tjetër që po i përhapin Rrafidat. Ata janë miqtë e Çifutëve dhe të Krishterëve, edhe pse ata shfaqen sikur i shajnë, porse në të vërtetë janë gënjeshtarë, sepse ata janë miqtë e Çifutëve dhe të Krishterëve që në fillimin e historisë, e nuk janë sot!

Përkundrazi, sot ata veçse e kanë shtuar akoma më shumë lidhjen me Çifutët dhe të Krishterët. Ata po tallen me njerëzit; thonë “Vdekje Amerikës! Vdekje Çifutëve!” Mirëpo ata janë gënjeshtarë, sepse ata janë miqtë më besnikë të Çifutëve dhe të Krishterëve, prandaj mos u zini besë atyre. Ata thonë “Vdekje Amerikës! Vdekje Çifutëve!”, kurse nga ana tjetër therin Muslimanët në çdo vend Arab dhe Islamik, derdhin gjakun e tyre, i bëjnë qafira dhe e bëjnë të lejuar grabitjen e pasurive të tyre. Ndiqni lajmet se çfarë po ndodh tani nëpër sheshet e Jemenit! Sa janë vrarë? Sa shtëpi janë rrënuar? Sa fëmijë janë vrarë? Sa gra janë vrarë? Allahu i vraftë!

Prandaj, ju paralajmëroni kundër Çifutëve, paralajmëroni kundër të Krishterëve, por ama paralajmëroni kundër Rrafidave akoma më shumë se sa paralajmëroni kundër Çifutëve. Paralajmëroni gjithashtu edhe kundër Sufive, adhuruesve të varreve. Allahu u bekoftë!

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj