Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, ky pyetës thotë: “Disa thirrës dhe nxënës dije kur flasin për Shij’at dhe Rafidat thonë: ‘Ata janë vëllezërit tanë.’ A lejohet ta themi këtë dhe çfarë qëndrimi duhet të kemi për këtë duke e ditur se...?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan: Ne distancohemi para Allahut prej tyre dhe distancohemi para Allahut nga kjo fjalë! Ata nuk janë vëllezërit tanë! Betohem në Allahun se ata nuk janë vëllezërit tanë, përkundrazi ata janë vëllezërit e shejtanit sepse ata e shajnë Nënën e Besimtarëve ‘Aishen (radijAllahu ‘anha), bashkëshorten e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), të cilën Allahu e zgjodhi për Profetin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); ajo është Besnikja e bija e Besnikut (Ebu Bekrit); ata e bëjnë kafir Ebu Bekrin dhe ‘Umerin dhe i mallkojnë ata dhe i bëjnë kafira as’habët në përgjithësi, përveç Ehlul-Bejtit, siç është ‘Alij bin Ebi Talib (radijAllahu ‘anhu) megjithëse vetë ata janë armiqtë e ‘Alij bin Ebi Talibit, ‘Aliju distancohet prej tyre (radijAllahu ‘anhu), ai është i distancuar prej tyre.

‘Aliju është Imami jonë e nuk është Imami i tyre. Ai është Imami i Ehli Sunetit dhe nuk është Imami i Rafidave të fëlliqur. Andaj, ne distancohemi para Allahut prej tyre dhe ata nuk janë vëllezërit tanë. Ai që thotë se ata janë vëllezërit e tij, le të pendohet tek Allahu dhe t’i kërkojë falje Allahut. Allahu (Xhel-le ue ‘Ala) na ka obliguar që të distancohemi nga njerëzit e devijimit dhe t’i mbështesim njerëzit e Imanit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari