Ka ca njerëz që thonë: “Na mjafton Kurani dhe s’kemi nevojë për Sunetin!”
Ky pretendim është i pavërtetë! Të mjaftohesh vetëm me Kuranin, i bie që të mjaftohesh vetëm me kuptimin tënd të Kuranit. Siç ka thënë Shafiu: “Suneti është edhe kuptimi i Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, për Kuranin.”
Atëherë si mjaftohesh ti me kuptimin e cekët të dikujt pasi që kanë kaluar 14 shekuj, i cili nuk e zotëron arabishten. Edhe nëse zotëron diçka, zotëron një pjesë të gjuhës por ajo është e pakët; nuk i di domethëniet e fjalëve të rralla të gjuhës arabe dhe nuk e di retorikën e saj, nuk e di formimin e fjalive dhe kontekstin e tyre.
Pastaj, ai që pretendon se i mjafton vetëm Kurani dhe nuk i duhet asgjë tjetër, ai realisht sikur po thotë: “Kuptimi që kam unë për Kuranin, është më i vlefshëm se kuptimi i Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe se kuptimi im është më i mirë se sqarimi dhe shtjellimi i tij.”
Ne themi: Po! Në Kuran ka çdo gjë. Kuptimi i Profetit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, sqarimi i tij, shpallja e Allahut për të dhe aprovimi i Tij për atë që kuptoi ai, është më preciz dhe më i qartë se sqarimi yt.
E dyta: I tërë Umeti është pajtuar për shumë domethënie të Kuranit që janë të qarta. Kushdo që pretendon se mjafton vetëm Kurani dhe ky është nga njerëzit e mëvonshëm, ai vërtet do që të shkatërrojë fenë dhe që ta shpjegojë Kuranin me domethënie që nuk i ka për qëllim ato Kurani dhe nuk i përfill gjuha arabe.
Përktheu: Jeton Shasivari