Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Aziiz Ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/1401

 

 

Pyetje: Është një tarikat i ri që quhet tarikati “Burhani”, i cili ndjek një burrë me emrin Muhamed ‘Uthman el-Burhani. Ky tarikat bën interpretimin e Kur’anit Madhështor dhe po përhapet shumë shpejt tani. Cili është gjykimi i Sheriatit për këtë tarikat? A është qafir apo ai është me të vërtetë “grupi i shpëtuar”, siç pretendojnë vet ithtarët e tarikatit? Na jepni ndonjë orientim – Allahu u shpërbleftë me të mira!

 

Përgjigje: Të gjitha tarikatet sufiste, qoftë tarikati “Burhani” apo “Shadhili” apo “Tixhani” apo çdo tarikat tjetër sufist, që të gjitha ato janë të rrezikshme. Është detyrë që të ruhesh dhe të qëndrosh larg tyre dhe mos t’u zësh besë, sepse disa lloje tarikatesh janë qafira e disa të tjera nuk janë. Prandaj, besimtari duhet të qëndrojë larg nga librat e Sufistëve dhe s’duhet t’i lexojë, sepse ato përmbajnë gjëra të pavërteta dhe sherr të madh.

 

Kështu që ti, o robi Allahut, duhet të qëndrosh larg nga tarikatet sufiste dhe duhet të lexosh librat e Ehli Sunetit dhe Xhematit, në të cilat ka mirësi dhe sqarim për Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, sepse ato të mjaftojnë ty. Edhe angazhimi me Kur’anin, duke e kënduar sa më shumë e duke medituar në domethëniet e tij, ka shumë mirësi dhe lumturi. Gjithashtu leximi i librave autentikë të Sunetit të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka mirësi dhe bereqet, sepse Suneti e shpjegon Kur’anin, komenton domethëniet e Kur’anit dhe sqaron paqartësitë që has në të kërkuesi i diturisë. Allahu e zbriti Kur’anin si udhëzim për njerëzit, sikurse ka thënë Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –:

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ

“Në të vërtetë, ky Kur’an udhëzon drejt asaj që është më e mira.” [el-Israa, 9]

 

قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدىً وَشِفَاءٌ

“Thuaj: ai është për besimtarët udhëzim dhe shërim.” [Fussilet, 44]

 

I Lartësuari ka thënë gjithashtu:

وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَاناً لِكُلِّ شَيْءٍ وَهُدىً وَرَحْمَةً وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِينَ

“Ne ta kemi zbritur ty Librin sqarues për gjithçka, udhëzim, mëshirë dhe përgëzim për besimtarët.” [en-Nahl, 89]

 

I Përsosuri nga çdo mangësi ka thënë gjithashtu:

كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ

“Ky është Libër të cilin ta kemi zbritur ty, i begatë, që të meditojnë në ajetet e tij dhe të marrin mësim ata që kanë mend.” [Sa’d, 29]

 

Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – ka thënë gjithashtu:

وَهَذَا كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ فَاتَّبِعُوهُ وَاتَّقُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

“Ky është një libër që ta kemi zbritur ty, të begatë, prandaj ndiqeni atë dhe kini frikë (Allahun), që të mëshiroheni.” [el-En’am, 155]

 

Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – na ka sqaruar neve çdo paqartësi që mund të hasim dhe i ka qartësuar Umetit çdo nevojë që mund të kenë. Prandaj ti, o robi Allahut, duhet të mjaftohesh me atë që ka ardhur në Kur’an dhe Sunet, dhe duhet të qëndrosh larg nga librat që përmbajnë bestytni, devijime e bidate, qofshin ato librat e sufistave apo të tjerë veç tyre, të cilat i kanë përpiluar qafirat, apo filozofët, apo ithtarët e tarikateve të devijuara, sepse ato përmbajnë sherr, bela dhe kundërshtojnë Sheriatin e Allahut. Ato e dëmtojnë robin, nëse ai u përmbahet atyre, ose merr prej tyre, ose lexon prej tyre, nëse ai është i paditur.

 

Lusim Allahun që të na japë mirëqenie.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj