Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el Feuzan

 

 

Pyetje:  Ç’gjykim ka sufizmi në Islam?

 

Përgjigje: Nuk ka sufizëm në Islam, kjo është shpikje (në Fe), sufizmi është i shpikur, nuk është prej Islamit. Ai që ka rënë në të e ka për detyrë të pendohet tek Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – dhe t'i kthehet Sunetit dhe tek ajo që ishin Selefus-Salih (paraardhësit e devotshëm) duke u përqendruar në Fenë e Allahut, dhe duke e marr për shëmbëlltyrë të Dërguarin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe duke i pasuar Khalifët e Drejtë, kjo është metodologjia e shëndoshë.

 

Ka thënë – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

“Dhe ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha do të jenë në Zjarr përveç njërës. Ata thanë: “Kush është ai grup o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ai që është në atë që jam unë dhe Shokët e mi.””

 

Pra, nuk ka siguri dhe shpëtim përveç te metodologjia e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe Shokëve të tij.

 

Kurse sufizmi nuk është nga metodologjia e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe nuk është prej metodologjisë së Shokëve të tij, dhe nuk është prej metodologjisë së gjeneratave të ndershme, në fakt ajo është shpikje në Islam. Dhe në të ka devijim të madh, mund të ketë në të edhe adhurim të varreve dhe shirk ndaj Allahut – ‘Azze ue Xhel-le – si dhe besim te të vdekurit, pra është sufizëm dhe shirk gjithashtu.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari