Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibën Hadi el-Medkhali

Burimi: Shpjegim i Librit të Imanit në Sahihun e Buhariut, seminar (deurah) i mbajtur në Rijad në vitin 1426, kaseta 3, min. 01:08:25

 

 

Pyetje: Disa i akuzojnë selefijtë se ata nuk i armiqësojnë sekularistët, liberalistët dhe nuk kujdesen për çështjen e gruas?

 

Përgjigje: Ai që i thotë këto fjalë ka aleancë me komunistët; miqësohet me Rafidijt dhe thotë se ata janë vëllezërit tanë; miqësohet më të Krishterët dhe thotë se ata janë vëllezërit tanë dhe ata tani i udhëheqin sekularistët dhe të tjerët në fitnen e dialogut (në mes feve), dhe këto fitne tjera të cilat i janë kundërvënë këtij vendi. Ata janë të cilët i akuzojnë selefijt me këto gjëra.

Ne nuk i miqësojmë njerëzit e bidateve, për bidatet e vogla nuk i miqësojmë, e si është puna që t’i miqësojmë sekularistët dhe të tjerët! Ne e luftojmë sekularizmin. Unë e kam luftuar sekularizmin në refuzimin tim ndaj Ikhuanul-Musliminëve dhe kam gjetur tek ata sekularizëm, masonizëm, për të gjitha ato gjëra që i gjuajnë selefijt... kanë spiunazh, të gjitha këto i gjen tek ata. Me të gjitha sëmundjet e veta që i kanë, i gjuajnë selefijt.

Ata bëjnë aleancë me të Krishterët, kanë frikë se përndryshe do të bënin aleancë edhe me Jehudët. Bëjnë aleancë me të Krishterët dhe thonë se ata janë vëllezërit tanë, dhe e thonë haptazi këtë në revistat e tyre zyrtare se: të Krishterët janë vëllezërit tanë në të drejta dhe detyra. U ndërtojnë atyre kisha, falen në kishat e tyre. E sa e sa fjalë kanë me të cilat i njoftojnë Muslimanët se të Krishterët janë vëllezërit tanë.

(Jusuf) el-Kardaui thotë se të Krishterët janë vëllezërit tanë. Si thotë ai se janë vëllezërit tanë!

Allahu thotë:

وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًا ۗ

“Dhe (fisit) ‘Ad i dërguam vëllanë e tyre – Hudin.” El-‘Araf, 65

 

 

وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا

“Dhe (fisit) Themud i dërguam vëllanë e tyre – Salihun.” El-‘Araf, 73

 

 

Si thotë ata janë vëllezërit tanë!

O dexhall! Vëllezërit tanë... vëllezërit tanë në lidhje familjare. Thua se Ebu Xhehli është i afërmi i të Dërguarit; Ebu Lehebi ishte xhaxhai i tij; Ebu Talib ishte xhaxhai i tij. Allahu ju bekoftë. Djali i Nuhut ishte qafir. Babai i Ibrahimit ishte qafir. Thuaj: babai i tij, thuaj vëllai i tij, thuaj biri i tij, porse është (vëlla) në lidhje familjare, e jo në fe. Kurse vëllazëria jote në çfarë aspekti është?! A je me prejardhje nga bijtë e Jehudëve apo të Krishterëve? Do të thotë: “Jo.” Atëherë, nga na doli kjo vëllazëri! Atëherë kjo na qenka vëllazëri në fe. Allahu ju bekoftë.

Ata (Ikhuanët) bënë aleancë me ta disa herë me radhë në Jemen, me sekularistët, komunistët, të Krishterët. E ndihmuan Sadamin në konfliktin e Khalixhit (luftën e Gjirit Persik, 1991) kundër këtij vendi (Arabisë Saudite), e nxitën botën Islame kundër këtij vendi të Teuhidit (Arabinë Saudite). Pikërisht ata janë gjithmonë përkrah armiqve të Islamit, e jo ne! Ata tani po përhapin ideologjinë e Amerikës, e përhapin... e thonë pastaj: “Amerika! Amerika!” E shajnë atë. Ata janë gënjeshtarë. Allahu ju bekoftë. Ata kanë takime me Amerikën dhe për këto takime kanë shkruar disa autorë dhe se ata që prej dy vitesh janë bërë tok së bashku në takime me Amerikën për të thurur komplote kundër shteteve të Gjirit. Ata i gjuajnë selefijt e pafajshëm, të pastër e të ndershëm.

M’utezilit i luftonin filozofët, merrnin prej tyre dhe binin në gabimet e tyre, sepse ata nuk kishin dije për Islamin, kuptim të Islamit, Ehlul-Hadithi e kuptonin Islamin dhe i godisnin kokat e M’utezilijve, Xhehmijeve. Edhe në qoftë se ata i luftojnë Jehudët, të Krishterët, filozofët. Përderisa ju po e prishini Islamin dhe po i ndërroni parimet e Islamit, ju jeni më parësorët që duhet të luftoheni se sa ata. Ata janë qafira të qartë, edhe në qoftë se ne nuk do t’i debatonim, ata përsëri ngelen qafira, Muslimanët nuk ndikohen prej tyre, porse ata ndikohen nga ju (bidatçijtë). Andaj, duhet patjetër të sqarohet gjendja e tyre.

Kështu që, ne, po i trajtojmë këto grupe të devijuara mercenare të Perëndimit, të cilët po e adoptojnë ideologjinë e Amerikës dhe ideologjinë e Perëndimit. Nga erdhi socializmi? Po ju pyes tani, a mos doli nga Islami?! Doli nga Rusët. Ata thonë: “Socializmi Islamik! Socializmi Islamik!” (Mustafa) Sibai shkroi për këtë, shkroi Sejid Kutubi, shkroi (Muhamed) el-Gazali. Socializmi Islamik! Allahu ju bekoftë. Ata shkruan. Shkroi (el-Behji) el-Khulij. Të mëdhenjtë e shkrimtarëve të Ikhuanëve e përqafuan socializmin.

Demokracia, pluralizmi partiak, nga erdhën këto? Të gjitha erdhën nga Perëndimi. Ata janë të cilët i përqafuan këto kauza e Perëndimit, kauzat e sekularistëve, kauzat e komunistëve, të gjitha këto... ata (Ikhuanët) bëjnë aleancë me ta.

Kur u themelua shteti i Talibanëve, Ikhuanul-Musliminët (thonin): “Kerametet e Afganëve! Melaikët luftojnë përkrah tyre! Shpezët luftojnë bashkë me ta! Gjaku i tyre kundërmon parfum!” Shkruanin libra, bënin propaganda. I rropën pasuritë e Muslimanëve dhe të rinjtë e tyre me këto deklarata të rreme. Eh, më vonë – Allahu ju bekoftë – ata qeverisën në Afganistan tre vite – nuk e di saktë sa – dhe nuk zbatuan as një thërrmijë të Sheriatit Islam, ata lidhën aleancë me... ata nuk e çliruan Kabulin, atë ua çliroi (AbduRashid) Dostum, komunisti, për të qeverisur së bashku, ky ishte kushti në mes tyre: bashkëqeverisja.

Dhe kështu ngelën nëpër poste komunistët – Allahu ju bekoftë. Dhe kishte mospajtime në mes (Gulbuddin) Hikmetjarit dhe Burhanuddin (Rabbanit), se këta oficerë a do ngelen lartë (në pushtet) apo se duhet t’i zbresin një çik. E nuk deshën t’i vrasin, sepse ata ishin të dalë nga feja (murteddun).  

Unë isha ulur për ngrënë drekë me Shejkh bin Bazin, me ne ishte Ubejdi – rektor i Universitetit Islamik (të Medines), ishte edhe Selman el-Audeh, dhe ishte edhe një tjetër me ne nga krahina e lindjes (së Arabisë Saudite), dhe ishte filani e filani, ishim një grup. Iu parashtrua një pyetje Shejkhut (bin Bazit), ia parashtroi Adnan Aruri, si dhe (Muhamed) el-Ferraxh, i thanë: “O Shejkh! Kemi grumbulluar të holla në emër të xhihadit Afgan dhe tani, mbaroi xhihadi në Afganistan, e u themelua shteti”, s’di si e quajtën, shteti Afgan... “A tua dërgojmë këto të holla, ose t’i dërgojmë diku si p.sh. në Eritrea, sepse ata (Afganët) janë selefij dhe xhihadi i tyre është selefij?”

Shejkh bin Bazi tha: Jo! Përderisa këto lek i keni mbledhur në emër të xhihadit Afgan, atëherë dërgojuani Afganëve, ngaqë edhe pse shteti i tyre është themeluar, ata akoma kanë nevojë për të holla.”

Unë i thashë: “O Shejkh! Ata nuk meritojnë ndihmë.”

Më tha: “Si ashtu?”

I thashë: “Tani është themeluar shteti i tyre, dhe ata nuk kanë zbatuar asgjë nga Sheriati Islam, si dhe kanë këtë e këtë (nga devijimet), dhe ajo që kanë tani për tani është lufta në mes Burhanuddinit dhe Hikmetjarit se: a do mbetën komunistët nëpër postet e tyre, apo se duhet t’i zbresim paksa?” Ky ishte një mospajtim në mes tyre.

Ku ngeli (zbatimi) i qeverisjes së Ebu Bekrit kundrejt atyre që e lanë fenë (murteddun)?! Kur erdhën te Ebu Bekri një grup nga Bezaha, të cilët ishin penduar, e kështu me radhë, ai (Ebu Bekri) u tha: “Zgjidhni. Ose luftë të padiskutueshme ose nënshtrim paqeje.” Ata thanë: ne e dimë se ç’është lufta e padiskutueshme. E çfarë është nënshtrimi paqësor? Ai tha: “T’i dorëzoni armët tuaja, shpatat tuaja, dhe të shkoni të merreni me punët tuaja në mbjelljen e tokës.” Kjo ishte si poshtërim për ta dhe ai i luftoi murtedët e tjerë. E si këta (në Afganistan) bashkëpunuan me murtedët?! I ngjitën nëpër postet e të mëdhenjve. UAllahi! Ata nuk meritojnë ndonjë ndihmë.”

As Selman (el-Audeh) nuk kërkoi të flasë e as ndonjë tjetër. Të gjithë heshtën. A e kuptuat? Allahu ju bekoftë. Këta janë Ikhuanul-Musliminët.

Ata (Ikhuanët) bënë shtet në Sudan dhe e lavdëronin, e lavdëronin, e lavdëronin. (Ikhuanët) mbajtën tre konferenca për bashkimin e feve. Kutbijunët (pasuesit e Sejid Kutubit) – të cilët thonë se jemi selefijun – nuk bënë asgjë e as që folën kundër këtij shteti. Organizatat e Ikhuanëve, 27 organizatat e Ikhuanëve që janë nëpër botë, prezantojnë dhe marrin pjesë në këto konferenca të kufrit dhe devijimit, i përkrahin dhe e ngrenë zërin për to. Nuk kemi dëgjuar ndonjërin nga ata të cilët i përkatësohen Ikhuanëve dhe Kutbijunëve në këtë vend (Arabi Saudite), të bëjnë ndonjë gjë kundër këtij devijimi (ilhad). Allahu ju bekoftë.

Kurse sot, në shtetin e Ikhuanëve marrin pjesë edhe të Krishterët, vijnë me (John-Xhon) Garang-un (fjalë të paqarta), vijnë me një tjetër në vend të këtij, tani vdes (Umar) el-Beshir dhe erdhën duke formuar një shtet të Krishterë (Sudanin e Jugut). Të gjitha këto për shkak të fatkeqësive të Ikhuanëve.

Xhihadi i Ikhuanëve nuk i bëri asnjë dobi Islamit. (Çirren duke thënë): Xhihad! Xhihad! Xhihad! E gjithë kjo në dobi të Jehudëve dhe të Krishterëve, Islami nuk ka dobi nga ata. Bijtë e Muslimanëve theren, pasuritë e Muslimanëve shkojnë kot, madje edhe në xhepin e Ikhuanëve.

Po ju them se plaçkat (e luftës) së sahabëve dhe muxhahidëve nga Selefët, ishin nga pasuritë e qafirave, kurse plaçkat e Ikhuanëve janë nga xhepat e Muslimanëve, ata i plaçkitin pasuritë e Muslimanëve dhe i mbledhin nëpër banka – e këta i luftojnë bankat, kurse pasuritë e tyre nëpër banka, kanë me miliarda, pasuri të shteteve, dhe me këtë pasuri e luftojnë menhexhin selefij. Nga kjo pasuri nuk përfitoi xhihadi i Palestinës,  e as xhihadi Çeçenisë, as xhihadi i Bosnjës dhe Hercegovinës, as xhihadi i Afganistanit, Islami nuk pati ndonjë dobi. 

Po kthehem përsëri e po them: kur populli Afgan – të cilët kanë sufizëm dhe kanë devijime, porse kishin bindje ndaj Islamit dhe e donin Islamin dhe këto devijime i konsideronin se janë prej Islamit, porse kishin sidk (besnikëri) në fetari si dhe kishin devijime në të njëjtën kohë, patën xhelozi për Islamin – i goditi Ikhuanul-Musliminët, i dëbuan nga qeveria. Çfarë bënë Ikhuanul-Musliminët? I mblodhën komunistët, sekularistët, Rafidijt, Batinijet, i mblodhën këta për ta luftuar popullin Afgan që udhëhiqej nga Talibanët.

Hë! Ju dje thoshit se ata kanë melaike (në luftë) dhe se ata janë selefij! UAllahi thonin se ata janë 80 për qind selefij. Dje thoshit se trupat e tyre kundërmojnë parfum dhe tani po i luftoni ata përkrah këtyre grupeve (komunistëve, rafidijve, etj)!? Pasha Allahun, Muslimanët e kanë për detyrë që t’i luftojnë Ikhuanul-Musliminët dhe ata që tani fshihen prapa këtyre.

Njëri më tha: “Bëje publike fetvanë!”

I thashë: “Pasha Allahun! Sikur të isha Mufti, do ta kisha bërë publike.” Unë iu thashë dijetarëve të Afganistanit, u dërgova (porosi) përmes njerëzve, iu thashë: që ta publikojnë distancimin e tyre nga kjo luftë, dhe nëse kanë mundësi të bëjnë xhihad, le të bëjnë xhihad përkrah Talibanëve. Më ka ardhur dy herë ministri i punëve, e më tha: “Allahu të shpërbleftë për qëndrimin tënd.”

I thashë: “UAllahi! Këtë nuk e kemi thënë për të bërë lajka. Kjo është feja e Allahut. Ne shikojmë se ju keni gabime dhe keni bidate, porse ne mendojmë se ju jeni më të mirë se ata. Andaj, ne ju ndihmojmë, por uAllahi, nëse ju i bëni keq Selefizmit në Afganistan, uAllahi ne përnjëmend do jemi kundër jush.”

Më tha: “UAllahi! Afganistani është i hapur, hajdeni e hapni shkolla dhe universitete të menhexhit selefij dhe ne, uAllahi, e mirëpresim këtë.” Më vizitoi edhe një herë tjetër, më falenderoi për këtë qëndrimin timin. Qëndrimi im ishte qëndrim i saktë Islam.

Deri në kohën kur erdhi fitneja e Usama bin Ladenit, ata (Talibanët) i ndërruan lëkurat dhe u bënë tok bashkë me Usamen. Dje – Allahu ju bekoftë – ata (Ikhuanët) ishin kundër Talibanëve dhe më vonë u bënë me Talibanët për hatër të Usama bin Ladenit, dhe filluan të thonë se: “Shteti i Talibanëve është shteti Islam i vetëm i cili gjykon me Islam dhe e akuzonin këtë shtet (Arabinë Saudite) se është larg Islamit.” Trumbetonin e trumbetonin nga katër anët.

Ne thamë: UAllahi, dje i luftonit Talibanët e sot thoni se ai është shteti Islam! Ç’është kjo luhatje?!

Kryesorja është se Ikhuanul-Musliminët lozin me mendjet e njerëzve. UAllahi! Mendjet e Muslimanëve i kanë bërë sikur brumi, i japin formë ashtu siç ju teket, përveç atij që e ka ruajtur Allahu, e që është nga pasuesit e menhexhit selefij. Ata (ikhuanët) studiojnë psikologji, shkenca shoqërore dhe politike, dhe dinë se si t’i vënë në lojë njerëzit dhe se si të tallen me njerëzit.

Sot janë armik i një filani, e nesër të gjithë ata që ishin kundër tyre, shndërrohen e bëhen shok të tyre nëse ata e bëjnë shok, edhe në qoftë se ai është komunist. Islami nuk është kështu! Islami nuk i do këto lloj njerëzish. Nuk i do këto metodologji. Nuk i do këto medh’hebe (rrugë). Islami do një rrugë e cila është në përputhje me rrugën e të Dërguarit – alejhi salatu ue selam – për çdo rast dhe çdo ndodhi. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tija.

Selefijt e shikojnë fuqinë e tyre, nëse ka xhihad dhe kemi fuqi, uAllahi bëjmë xhihad, uAllahi bëjmë xhihad, nuk kemi... ju (Ikhuanët) e keni prishur Islamin dhe Muslimanët. (Fjalë e paqartë) ua mveshni këto armiq selefijve të pafajshëm (se nuk i luftojnë sekularistët dhe liberalistët, etj). Ata që i kanë bërë dëm fesë jeni ju dhe gjyshërit tuaj, dhe akideja juaj e mëparshme, akideja e Sufistëve, dhe Esharijve si dhe Rafidijve, kjo akide është ajo që e ka prishur botën Islame. Allahu ju bekoftë. Allahu u ka dhënë pushtet armiqve të Islamit kundër Muslimanëve për shkak të këtyre bidateve, devijimeve që ata u besojnë ose për mëshirën që kanë për njerëzit e këtyre bidateve dhe devijimeve. Kurse selefijt janë të pafajshëm.

Problemet janë probleme tuajat, ju e ndihmoni batil-in (të pavërtetën), dhe e mbroni atë dhe doni që selefijt të bëjnë xhihad pa ndonjë bazë të caktuar dhe në mungesë të fuqisë. Selefijt nuk (fjalë e paqartë), brenga e selefijve është udhëzimi (i njerëzve). Ne tani jemi në një periudhë kthimi për te Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. 

“Kur të filloni të bëni tregti (me kamatë) dhe të kënaqeni me bujqësi dhe të kapeni pas bishtave të lopës (duke u marr me mbjellje të tokës dhe me punët e dynjasë në përgjithësi dhe i jepni përparësi dynjasë ndaj ahiretit), Allahu ka për t’ju poshtëruar, nuk do ta largojë këtë poshtërim nga ju derisa t’i ktheheni fesë suaj.”

E nuk tha: derisa të shkoni e të bëni xhihad me ta. Kurse Ikhuanul-Musliminët bëjnë xhihad me ta (njerëzit e bidateve) përkrah besëtytnive, bidateve dhe devijimeve.

Ne tani bëjmë xhihad (japim mund duke i këshilluar dhe mësuar) me Muslimanët me argumente dhe fakte me qëllim që t’i kthehen fesë së tyre, e nëse ata i kthehen fesë së tyre, Allahu është me ta dhe i ndihmon ata kundër Evropës, Amerikës. E nëse ata refuzojnë t’i kthehen fesë, uAllahi, nuk do t’ju bëjë dobi ndihma e Rafidijve, e as e Khauarixhëve, e as e Ikhuanëve, e as e Tabligsave, e as ndihma e të tjerëve. UAllahi nuk do t’ju bëj dobi dhe Allahu nuk do t’u shtojë vetëm se poshtërim dhe ulje. Dhe gjendja aktuale është dëshmia më e madhe për këtë. Kështu që, nuk futen në një betejë vetëm se fitorja është në anën e armiqve (të Islamit) e jo në anën e tyre.

 

وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ

“...dhe fitorja u takon atyre që kanë frikë Allahun.”El-Araf. 128

Sikur ta kishin frikë Allahun, fitorja do të ishte në anën e tyre.

Andaj, po shikoni dobësi në Palestinë, shikoni dobësi në Çeçeni, a u rimëkëmbën këto shtete? Allahu ju bekoftë. Dobësi në Afganistan, dobësi në çdo vend. Andaj, ky xhihad është i kotë, kurse xhihadi tani në Irak e ka përfundimin sikurse përfundimi i atij që ishte më përpara në Palestinë dhe gjetkë. Rafidijt kanë për të marrë pushtet – me aq sa e shoh unë, e lusim Allahun për mirëqenie – se do bëhet një shtet Rafidijsh në Irak që do jetë më i ashpër për Muslimanët se sa shteti i Jehudëve që është ndaj Muslimanëve. 

Unë nuk njoh njerëz që kanë më së shumti mllef ndaj Ehli-Sunetit se Rafidijt. Të Krishterët kanë një çikë burrëri dhe një çikë mëshirë. Kurse Jehudët kanë diçka prej moralit, nëse Muslimanët i lënë të qetë Jehudët, edhe ata i lënë të qetë Muslimanët. U hapin atyre universitete, u japin të drejtë të kenë gazetat e tyre, u kanë dhënë liri në adhurimet e tyre nëpër xhami, nëpër universitete. (Jehudët thonë): Na lini të qetë neve, edhe ne ju lëmë të qetë juve. Ikhuanul-Musliminët e hodhën Palestinën në fitne për shkak të parave dhe gënjeshtrave. Allahu ju bekoftë.

Kurse Rafidijt, nëse ti i lë të qetë, ata nuk të lënë ty të qetë. Nëse selefijt nga Ehlu-Sunneti i lënë ata të qetë dhe dorëzohen, ata nuk i lënë këta kurrsesi. Prandaj, ky xhihad tani (në Irak) bëhet me qëllim që të forcohen Rafidijt për të themeluar shtet Rafidijsh, deshën apo s’deshën.

Nëse ata ia duan të mirën ummetit, atëherë të edukojmë një gjeneratë me Islam. Shejkhul-Islam (ibën Tejmijeh) – Allahu ju bekoftë – kur erdhën Tatarët (pushtuan Shamin) dhe dolën Sufistët që të bënin xhihad (kundër Tatarëve). (Shejhkul-Islam në formë ironie) ju tha: “O ju që keni frikë nga Tatarët, kërkoni ndihmë nga varri i Ebu Umerit, kërkoni ndihmë nga varri i Ebu Umerit, do ju shpëtojë nga dëmi. Kërkoni ndihmë nga varri i Ebu Umerit dhe të ngjashmëve, se përndryshe do mbaroni.” Ai (Ibën Tejmije) tha: “Shumë nga dijetarët e Sheriatit hoqën dorë nga ky xhihad sepse nuk është sheriatik.”

Kurse ata ishin më të mirë se Ikhuanul-Musliminët që janë tani, uAllahi ata (Ibën Tejmije dhe dijetarët tjerë) hoqën dorë nga xhihadi bashkë me ta (Sufistët). Pra, Shejkhul-Islam nuk mori pjesë në këtë xhihad, ai shkoi të edukojë një gjeneratë dhe të rrisë një gjeneratë në Teuhid, kur e kuptoi se ka me vete nga ata që Allahu u jep fitore, tha: “Tani ka xhihad!”. Ata thanë: “Xhihad!” Ai tha: “Po! Ka xhihad dhe fitore që do realizohet in sha Allah. Fitore që do realizohet.” Ata i thanë: “Thuaj in sha Allah.” Ai tha: “Unë them in sha Allah për realizim e jo për komentim.” Dhe ai bënte krahasime në mes kësaj beteje që do zhvillohej dhe betejës së Uhudit. Iu turrën xhihadit dhe fitorja u takoi njerëzve të Teuhidit.

Duhet patjetër një gjeneratë të zgjuarish dhe dijetarësh siç ishte Ibën Tejmije në dije, mençuri, kuptim, shkathtësi, që do ta zgjojnë ummetin dhe të lëshojnë tek ata frymën e Teuhidit si dhe shfarosjen e bidateve me shirk dhe besëtytni. Nëse bëhet kjo gjeneratë, do ngadhënjejmë ndaj armiqve në vendet tona dhe do t’i mundim edhe në vendet e tyre. Me të vërtetë, do të çlirohet Roma dhe do të çlirohet Konstantinopoli nga duart e njerëzve të Teuhidit (muahiddin) – in sha Allah.

Shpejtoni për të ndihmuar Islamin, duke filluar nga vetvetja juaj. Ai që ka kundërshtime (ndaje fesë), ai që ka mëkate, ka bidate, te heqë dorë prej tyre. Muslimanët e kanë për detyrë që ta shfaqin haptazi kthimin (në Islamin e saktë) nëpër gazeta, minbere, faqe të internetit, o ummet i Islamit! UAllahi nuk keni për të pasur sukses vetëm se atëherë kur t’i ktheheni Islamit. Nuk keni për ta hequr qafe këtë poshtërim përveç se atëherë kur t’i ktheheni Islamit. Nëse do vazhdoni me këtë gjendje që jeni, Allahu nuk do t’u shtojë vetëm se poshtërim dhe do ju japë armiqve forcë që t’ju shtypin si dënim për ju, sepse ju refuzuat që të ktheheni tek Allahu – Tebareke ue Te’ala.

Si refuzoni që të ktheheni tek Allahu dhe shpresoni fitore?!

Ata të thërrasin për në Teuhid dhe Sunnet, e ti thua (për selefijt) janë kufar e Khauarixh? 

Si të të ndihmojë Zoti yt, kur kjo është gjendja aktuale?

E vranë Xhemilu-Rrahmanin (udhëheqësi i muxhahidëve selefij në Afganistan në luftën kundër Bashkimit Sovjetik), i cili themeloi një emirat (principatë) selefijeh. E therën. E therën Ikhuanul-Musliminët. Allahu ju bekoftë. Ata (ikhuanët) thurën komplote së bashku me Amerikën dhe bashkë me Rafidijtë për të vrarë Xhemilu-Rrahmanin dhe për ta shuar atë principatë selefijeh. Ata të cilët e udhëheqin ummetin sot, e çojnë atë drejt shkatërrimit. Nuk kanë menhexh të saktë, e as të menduarit e saktë, e shumë gjëra tjera të pasakta... ndoshta (udhëheqin) me mashtrime, kurthe, (fjalë të paqarta). Shpejtoni o ju të rinj, merrni dije, çdonjëri që është në vendin e tij të përpiqet që ta rrënjosë menhexhin selefij tek njerëzit. Pasha Allahun, nuk ka fuqi, as fitore e as nder për Muslimanët vetëm se përmes këtij menhexhi, që është: Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit. Nëse ata refuzojnë që (fjalë e paqartë).

Në këtë kohë sa luftohet Ibën Tejmije, Muhamed ibën Abdul-Uehhab, menhexhi selefij, nëpër ueb-faqe sufiste e në shumë ueb-faqe tjera, në ueb-faqet e Rafidijve, në ueb-faqet e Ikhuanëve, në ueb-faqet e Haddadjive.

Haddadijt i godasin mbrapa shpine selefijt me shigjetat e tyre, duke iu bashkangjitur dhe bashkëpunuar me ata (sektet tjera). Sikur të ishin selefij, do ta kishin penguar sherrin e tyre dhe do të ishin kthyer në rrugën e tij dhe do t’i bashkëngjiteshin selefijve duke e mbrojtur këtë menhexh dhe imamët e tij, por si do ta mbrojnë ata Ibën Tejmijen, kur vet ata filluan që ta shajnë para se të shajnë të tjerët!

Haddadijtë filluan duke sharë Ibën Tejemijen, kështu që nuk shpresohet prej tyre se do t’i kthehen të vërtetës, përkundrazi ata nuk i shtojnë ummetit vetëm së shkatërrim dhe nuk i shtojnë menhexhit selefij vetëm se dobësi, përveç nëse Allahu ua ndërron këtë menhexh me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut, dhe menhexhin e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit. Nëse ne e zgjedhim këtë rrugë, ua kemi zgjedhur Muslimanëve rrugën e saktë që të shpie në fuqi dhe nder, në ahiret dhe në dunja. Përndryshe, uAllahi, na pret shkatërrimi.

Me këtë rast po them se është përhapur një propagandë kundër Shejkh Salih (el-Feuzanit) dhe Shejkh Rabijs se ministria e brendshme e ka anuluar këtë seminar (deurah). Kjo është nga gënjeshtrat e Haddadjive. Pasha Allahun, deri më tani s’kam parë grup më gënjeshtar se këta – Allahu ju bekoftë. Këta janë të mjerë. Janë pasues të Kutbijve dhe Ikhuanëve në gënjeshtra dhe kalime kufijsh. Pasha Allahun! As ministria e brendshme, as ministria e çështjeve Islame e as të tjerë, nuk i janë drejtuar Shejkh Rabijs e Shejkh Salih (Feuzanit) vetëm se me çdo respekt dhe nderim. Pasha Allahun, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Sikur të kishte ndonjë gjë (për anulim), do na kishin njoftuar, dhe ne – uAllahi – nuk kundërshtojmë, porse kjo – uAllahi – është nga gënjeshtrat – Allahu ju bekoftë – të cilat i shpifin ata. E sa shumë kanë gënjyer. Dhe nuk na luftojnë vetëm se me gënjeshtra dhe ju mos u besoni këtyre përrallave të shpikura. Allahu ju bekoftë.

Përhapeni këtë: se ata janë gënjeshtarë, ngase armën nuk e zmbraps vetëm se arma. Ne i luftojmë ata me vërtetësi (besnikëri). Themi se ata janë gënjeshtarë. Nuk gënjejmë për ta.

Atëherë, përse të gjitha këto propaganda! Pse ju djeg që të thoni: ka thënë Allahu dhe ka thënë i Dërguari i Allahut! Ju djeg që të thoni menhexhi selefij. Jeni bërë armiq të menhexhit selefij dhe njerëzve të tij. UAllahi! Këto janë kurthe, armiqësi dhe luftë ndaj menhexhit selefij. Ne çfarë themi! A përhapim ne irxha, bidate dhe besëtytni që ju të na luftoni? Ne e kemi luftuar irxhanë dhe i kemi luftuar të gjitha bidatet. Ne nuk kemi ardhur që të përhapim irxhanë apo që ta promovojmë atë. Ata janë të cilët i promovojnë bidatet dhe njerëzit e tyre si dhe i ndihmojnë ata – Allahu ju bekoftë.

E lusim Allahun që t’i udhëzojë ata. E lusim Allahun që tua kthejë zemrat e tyre dhe t’i kthejë në hak, dhe t’i furnizojë me këshillë për veten e tyre, për udhëheqësit e Islamit dhe njerëzit e thjeshtë nga ana e Muslimanëve. Feja është këshillë. UAllahi nuk i them këto fjalë vetëm se si këshillë për hir të Allahut, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij. Ai që beson, le të besojë dhe ai që përgënjeshtron takimi ynë tek Allahu – i Madhëruar dhe i Lartësuar – midis nesh dhe atyre është afër. Atje do dalin në shesh të fshehtat. Dhe ato i din Allahu – i Madhëruar dhe i Lartësuar.

Ne nuk duam vetëm se fuqi (krenari) për Muslimanët, fitoren e tyre dhe mirësinë e tyre dhe ndaj atyre që shpejtojnë për realizimin e këtyre interesave dhe objektivave. Atje (Ditën e Gjykimit) do të sqarohet çdo gjë dhe ajo ditë është afër. E ajo që është tek Allahu është afër, e nuk është larg.

E lusim Allahun që tua realizojë këtë dhe Muslimanëve t’ju japë çdo mirësi. Me të vërtetë, Zoti jonë është Dëgjuesi i lutjeve. Lëvdata dhe shpëtimi Allahut qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari