Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira shkëlqesia juaj, pyetësi thotë: A është sunet apo bidat dalja (për të bërë thirrje në fe) për një periudhë prej një muaji, apo disa javë apo disa ditë siç veprojnë Xhemati Teblig? Dhe a lejohet dalja me këtë xhemat, nëse personi ka dije sheriatike?

Përgjigje: Kjo nuk lejohet, kjo është bidat. Kjo dalje e cila është dyzet ditë apo katër muaj, katër ditë, dyzet ditë apo katër muaj, kjo është bidat! Dhe ky është xhemat sufist, dihet dhe është vërtetuar se është xhemat Sufist nga deobanditë të cilët janë futur fshehurazi në vendin tonë dhe vendet tjera duke pasur për qëllim përhapjen e Sufizmit. Kështu që nuk i lejohet një njeriu të Sunetit dhe Teuhidit të dalë me ta, sepse nëse del me ta i ndihmon ata në përhapjen e bidateve, dhe njerëzit do të argumentohen me të (me këtë që ka dalë me Xhematin Teblig), do thonë: “Filani ka dalë me Xhematin Teblig, apo njerëzit dalin me ta, apo banorët e një vendi.”

Andaj, është obligim që ata të refuzohen, është për obligim që të refuzohen dhe të mos u drejtohemi atyre duke synuar që ata të largohen me bidatet e tyre nga vendi ynë dhe të mos i përhapin në mes nesh dhe të mos argumentohet personi e të thotë se unë dal me ta për t’i mësuar ata. Kjo është mashtrim, ata nuk pranojnë që t’i mësojë dikush, ata nuk pranojnë që t’i mësojë dikush.

Sepse ata njerëz kanë bazat dhe metodologjinë e tyre. Xhemati Teblig kanë ardhur që të të mësojnë ty, nuk kanë ardhur që të mësojnë prej teje. Ata kanë ardhur që të të mësojnë, të ta mësojmë Sufizmin e tyre dhe medh’hebin e tyre. Ata nuk kanë ardhur që të mësojnë prej teje. Sikur të donin të mësonin do të ishin ulur tek dijetarët nëpër xhamia dhe do të lexonin libra.

Nuk lejohet që të mashtrohemi nga këto ekzagjerime. Po.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari