Bismilah...

Autor: Rabij Ibn Hadij el-Medkhalij

 

Unë e këshilloj atë (që ka rënë në gabim) dhe përpiqem e përpiqem... e di që ai është gabimtar, s’ka dyshim, mirëpo unë e kuroj atë. Unë them se ai që gabon duhet të kurohet. I sëmuri nëse bie duhet të çohet në spital dhe nuk duhet t'i japim një të shtyrë që ta vrasim e ta shkatërrojmë. Allahu ju bekoftë!

Ndërsa hadadit, kur dikush kritikohet vetëm pak, ata e shkatërrojnë atë! Nëse dikush bie në gabim, mbaroi çështja e tij, nuk duhet të ngrihet më, ai duhet të shkatërrohet! Nëse ata mendojnë se dikush ka gabuar apo kur shpifin për dikë se ai ka gabuar, ai duhet të shkatërrohet patjetër.

Ky menhexh nuk është menhexh Islam, as menhexh selefij, madje as menhexh njerëzor! Ky është menhexh kafshëror, është menhexh kafshëror, i cili i shqyen njerëzit me padrejtësi dhe armiqësi, dhe këtë nuk e bënë kush tjetër veçse egërsirat më të këqija dhe më të ndyra.

Pra, ky menhexh është i refuzuar o vëllezërit e mi, ky është menhexh që është themeluar për të bërë përçarje dhe ndarje. Allahu ju bekoftë! Çdo lloj menhexhi që sjell përçarje dhe ndarje, atëherë kjo është shenjë e qartë si dielli se ky është menhexh i bidatit.

Prej natyrës së menhexhit të selefëve është se ai bashkon, bën bashkimin në hak, bashkimin e fjalës në një të vetme. Ndërsa prej natyrës së bidatit është përçarja! Kështu që, nëse shikon një menhexh që shkakton ndarje me të kotën dhe është kundër hakut, atëherë ky është menhexh i kotë, ky është menhexh i bidatit. Allahu ju bekoftë!

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org