Bismilah...

 

Autor: Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri 

Kuptimi i termit Temji’ vjen nga emri i këtij termi (në gjuhën Arabe), dhe ai është e kundërta e daklarimit dhe përkrahjes haptazi të së vërtetës. Pra (Temji’) është plotësisht e kundërta e kësaj. Kështu që, Mumeji’ është ai që nuk e nxjerr në shesh të vërtetën, nuk e përkrah atë dhe as nuk e thotë atë. Por, ai vjen me shprehje që e mënjanojnë qartësinë e atyre që e thonë të vërtetën dhe e bëjnë të ditur atë.

Dhe këtë menhexh e ndjekin dy lloje njerëzish:

Lloji i parë është ai që nuk ka ndonjë furkan (kriter) për të dalluar metodologjitë që kundërshtojnë Ehli-Sunetin dhe Xhematin. [1]

Dhe lloji i dytë janë një grup herakijunësh që nga ana e jashtme hiqen edhe sikur janë Selefij dhe sikur e kundërshtojnë Selefizmin, por gjithsesi ata synojnë të fitojnë dashurinë e të dyja palëve (Selefive dhe Hizbive). Pra, ata janë të drejtuar me fytyrat, sinqeritetin dhe këshillat e tyre në favor të Hizbive dhe Herakijunëve, por pavarsisht kësaj ata hiqen sikur janë me Selefitë, kur në të vërtetë ata nuk janë me Selefitë. Më saktë, ata janë njerëz që lëkunden, që dredhojnë. Dhe në të vërtetë ata u përngjajnë Munafikëve... ata u ngjajnë Munafikëve.

Unë kam një kasetë... unë kam një kasetë me titull, “Krimi i Menhexhit Temji’ mbi Menhexhin Selefi” [2] dhe shpresoj që kujt t’i arrijë kjo audio ta dëgjojë atë, sepse ne kemi cekur aty - lavdi Allahut - shumë nga çështjet që lidhen me këtë temë.

Gjithashtu, unë i këshilloj të rinjtë që të mos nxitohen në dhënien e gjykimit, të mos jenë të ngutur dhe që të merren me dije të dobishme dhe të përpiqen për të bëra vepra të mira; dhe që ata të mos nxitohen në dhënien e gjykimit mbi ata që kanë Mudarat [3] me disa nga Njerëzit e Bidatit. Mudarat është prej Sunetit, kurse Muxhamele [4] është nga Temejju’, dhe kjo është prej Bidatit. Kështu që, është detyrë që të bëhet dallim midis kësaj dhe asaj. [5]

Pra, ai që është me ju në Sunet, i cili ju përforcon, përforcon vendosmërinë tuaj dhe ju mbron qoftë në privat apo edhe në publik, [6] por ai ka disa qëndrime që përmbajnë Mudarat për disa nga njerëzit e Bidatit, atëherë në realitet ai është me ne dhe ne jemi me atë. Dhe kjo është ajo që mund të them tani për këtë çështje.

Fundnota:
[1] Dhe ky temji’ vjen nga njerëz të cilëve nuk u interesojnë shumë çështjet e menhexhit (veçanërisht ata që kanë shkaktuar debate të shumtë këto vitet e fundit). Pastaj, kur çështjeve të menhexhit dhe dijes themelore të menhexhit nuk u jepet interesi i duhur, zemrat e tyre nuk e mbajnë dot më dashurinë (el-mehabbeh), miqësinë dhe armiqësinë (el-uela’ uel-bera’) në bazë të këtyre çështjeve dhe atyre as nuk u intereson që të arrijnë tek e vërteta në lidhje me këto probleme. Kështu, kur plasin fitnet, fitnet që kanë të bëjnë me menhexhin, këta individë bien në temji’, gabojnë në el-uela’ uel-bera’, preken nga këto fitne dhe shfaqin armiqësi aty ku nuk ka vend për armiqësi dhe bëjnë miqësi aty ku nuk duhet bërë miqësi. Pse? Sepse ata nuk u kushtojnë fare rëndësi këtyre çështjeve dhe gabojnë për sa i përket prioriteteve në Da’ue, futen në çështje dytësore për vite me rradhë duke mos i kushtuar vëmendje asaj që duhet të jetë parësore, siç janë çështjet e Teuhidit, Akijdes dhe menhexhit në dije dhe vepra, derisa arrijnë në atë pikë saqë nuk bëjnë më dallim midis metodologjive.
[2] Sh.p: Kjo kasetë e Shejkh ‘Ubejdit (hafidhahullah) është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe mund të lexohet këtu: “Krimi i Menhexhit Temji’ mbi Menhexhin Selefi
[3] Mudarat është një lloj sjelljeje që përdoret nga ai që do t’i bëjë da’ue dikujt nga Njerëzit e Bidatit. Ai beson se mund ta ndryshojë e ta përmirësojë atë person (që është nga Njerëzit e Bidatit) dhe kështu ai i mban marrëdhëniet me të duke qenë i palëkundur dhe i kufizuar, duke bërë shkaka me te dhe njëkohësisht duke qenë më lart se ai. Mbajtja e këtyre marrëdhënieve me ta nuk është përzierje e qortuar, por është një rrugë e kufizuar që synon korrigjimin e tyre dhe thirrjen e tyre për tek e vërteta.
[4] Muxhamele është servilizëm, kompromis, sjellje që përmban gjëra të dënueshme dhe përzierje me Njerëzit e Bidatit.
[5] Mudarat lejohet pasi është prej Sunetit, kurse Muxhamele është e ndaluar pasi është prej Bidatit.

[6] Pra, në bazë të kësaj që përmendi Shejkhu, (1) ai që është me ty, (2) që të përkrah ty, (3) që forcon vendosmërinë tënde, (4) dhe që të mbron kur ti mungon, të mbron në privat dhe në publik, por ka Mudarat me disa nga Hizbitë (duke patur qëllim të prerë thirrjen e tyre tek e vërteta e jo që të bashkohet me ta në rrugën e tyre), atëherë ai është Selefij dhe s’duhet nxituar në gjykimin e tij për shkak të kësaj rruge që ka zgjedhur ai

 

 

 

Përktheu Alban Malaj