Bismilah...

 

Pyetësi: O Shejkh, kemi një shoqatë në Libi...

Shejkh Rabij’: Ku? Në Libi?

Pyetësi: Në Libi, po.

Shejkh Rabij’: Po.

Pyetësi: Tani ka një shoqatë “Uluum el-Kitab ues-Sunneh”...

Shejkh Rabij’: Shoqatë?

Pyetësi: Po, shoqatë, po.

Shejkh Rabij’: Ne i kemi këshilluar ata që s’ka shoqata!

Pyetësi: Jo, të rinjtë Selefijinë hynë tek shoqatat o Shejkh...

Shejkh Rabij’: Unë druaj se...

Pyetësi: Ata kanë një xhemat... Ebul-Hasen...

Shejkh Rabij’: UAllahi kam frik për ata se do prishen...

Pyetësi: Ata kanë një xhemat...

Shejkh Rabij’: UAllahi kam frikë për ata se do prishen...

Pyetësi: Po.

Shejkh Rabij’: Sepse nuk ka shoqatë që është hapur, veçse kanë dështuan plotësisht. Ne i kemi paralajmëruar ata nga kjo gjë...

Pyetësi: Allahu Ekber!

Shejkh Rabij’: U mjaftojnë xhamitë, çdonjëri... xhami, të japë mësim në të, shumë herë më mirë sesa shoqatat...

Pyetësi: Po.

Shejkh Rabij’: ...s’kanë nevojë për para e as për ndonjë gjë tjetër. Elhamdulilah populli juaj është i pasur. Çdonjëri të shpenzojë për veten e tij dhe kaq mjafton. S’ka nevojë të grumbullohen pasuri, plaçka e gjëra të tjera...

Pyetësi: Tani kjo shoqatë, kjo shoqatë tani shpërndan fletë-palosje...

Shejkh Rabij’: Me këto shoqatat disa njerëz intrigantë u tallën me Selefijinët. Mendimi im është që Selefitë të distancohen nga ato dhe çdonjëri prej tyre të shkojë e të mbajë një xhami, nëse ka dije, dhe të bëjë davet në të. Kjo është rruga e Selefëve, kështu mbeti Islami, kështu u ruajt e kështu u përhap nëpërmjet këtyre rrugëve...

Pyetësi: Po o Shejkh...

Shejkh Rabij’: Ama jo nëpërmjet rrugës së shoqatave...!!

Pyetësi: Ata o Shejkh po shpërndajnë tani fletë-palosje...

Shejkh Rabij’: Këto shoqata përmbajnë imitim me të Krishterët dhe Çifutët...

Pyetësi: Po.

Shejkh Rabij’: Tek këto shoqata ka pasim të Çifutëve dhe të Krishterëve. “Ju padyshim që do të ndiqni rrugët e atyre që kanë qenë përpara jush...”

Pyetësi: Shejkh, tani ata po shpërndajnë fletë-palosje për obligueshmërinë e pjesëmarrjes në votime dhe vijnë me fetva...

Shejkh Rabij’: E shikoni apo jo?

Pytësi: Po.

Shejkh Rabij’: Ah, hynë në grupime, kështu i hynë belasë?!

Pyetësi: Ata argumentohen...

Shejkh Rabij’: Le të distancohen Selefijinët, përcillu atyre fjalën e Albanit dhe fjalën e dijetarëve të tjerë për votimet dhe demonstratat.

Pyetësi: Tani ata vijnë me fjalën e Albanit, të Shejkh ‘Uthejminit, të Shejkh Ibn Bazit, të Shejkh Sa’dit... dhe të Shejkh Feuzanit.

Shejkh Rabij’: Ama jo për këtë gjendje. Atë kohë i mashtronin ata, u thoshin: “Ne duam të arrijmë të vendosim Sheriatin.” I gënjyen! Sot, në çdo vend, nuk e vendosën Sheriatin! E ngritën shtetin dhe nuk e vendosën Sheriatin! Gënjeshtarë! Bëjeni të qartë gënjeshtrën e tyre.

Pyetësi: Po.

Shejkh Rabij’: BarakAllahu fijk.

Pyetësi: O Shejkh, pra, ata refuzojnë cilindo që thotë se nuk lejohet (pjesëmarrja në votime) e kështu...

Shejkh Rabij’: Qysh...

Pyetësi: Ata refuzojnë cilindo që thotë se nuk lejohen votimet dh nuk lejohet pjesëmarrja në votime...

Shejkh Rabij’: I Refuzojnë, posi jo! Për sa kohë që kanë rënë në to do t’i refuzojnë e do t’i luftojnë po ashtu...

Pyetësi: Po.

Shejkh Rabij’: Ama Selefiu që është i kapur fort në Fenë e tij nuk mashtrohet nga ata e nuk merr pjesë tek ata... lërini ata, do t’i shikoni më mbas këto shoqatat hizbije, atyre nuk u vjen kush tjetër përpos hizbijunëve...

Pyetësi: Është një fjale e Shejkh Uasiullah ‘Abbas që u ka thënë atyre, formoni një parti...

Shejkh Rabij’: O vëlla kjo është gabim, barakAllahu fijk. Unë e adhuroj Allahun me këtë që po them. Shoqata “Ensarus-Sunneh” në Egjipt ra, në Sudan ra, shoqatat në Egjipt ranë, në Indi ranë, në çdo vend ranë. BarakAllahu fijk. Të gjitha këto që thonë janë fjalë bosh. Edhe nëqoftëse japin fetva, ata nuk nuk i dinë pasojat e tyre, nuk e dinë... sikur ta dinin, sikur të jetonin në kohën e këtyre shoqatave dhe të shikonin se të gjitha ato dështuan plotësisht, uAllahi ata do të kishin folur haptazi... el-Albani i luftoi, i luftoi shoqatat...

Pyetësi: Po.

Shejkh Rabij’: Ai e lufton ndarjen nëpër grupime, nuk i lejon grupacionet. Allahu të bekoftë, Allahu ju bekoftë.

Një i pranishëm: Gjithashtu ju japin selam të rinjtë në Libi...

Shejkh Rabij’: ‘Alejkumus-selam ue rahmetullahi ue barakatuhu, përcilluni atyre selam nga ne. Kini frikë Allahun dhe kapuni fort mbas Sunetit dhe ruhuni nga bidatet. Këto shoqata janë prej bidateve dhe dalaleteve, uAllahi, ato janë prej sherreve dhe fitneve dhe prej shkaqeve të devijimit. BarakAllahu fijk. Dhe këto shtete nuk pranojnë, këto shtetet demokratike nuk pajtohen me hapjen e shoqatës përveç se me kushte, kushte që e mashtrojnë atë dhe e poshtërojnë para Batilit (të pavërtetës). E prej kushteve të tyre është se ata duhet patjetër që të kenë para në bankë! BarakAllahu fijk. Këtë gjë el-Albani e ka refuzuar me ashpërsi ndaj njerëzve të shoqatave.

I pranishmi: ...fotografimin o Shejkh, imponojnë...

Shejkh Rabij’: Qysh?

I pranishmi: Na imponojnë që të bëjmë fotografi, na imponojnë që të punojmë sipas kushtetutës dhe na imponojnë...

Shejkh Rabij’: Çfarë të bëjnë?

I pranishmi: Imponojnë që të bëhen fotografi, të sjellin fotografi të anëtarëve të shoqatës...

Shejkh Rabij’: Duhen zgjedhjet se s’bën...!!

I pranishmi: Po, duhen fotografi se s’bën...

Shejkh Rabij’: Tamam, kështu ka ndodhur tek ju?

Pyetësi: Allahu e di më së miri o Shejkh, mirëpo ata po hapin shoqata, ata...

Shejkh Rabij’: A nuk ka ndodhur kështu? Zgjedhje, fotografim.. e kështu me rradhë?

Pyetësi: Sigurisht, sigurisht.

Shejkh Rabij’:

أَفَمَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَى تَقْوَى مِنَ اللّهِ وَرِضْوَانٍ خَيْرٌ أَم مَّنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَىَ شَفَا جُرُفٍ هَارٍ فَانْهَارَ بِهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

“Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin keqbërës.” [et-Teubeh, 109]

Duhet patjetër që daveti të ngrihet mbi frikën ndaj Allahut ‘Azze ue Xhel-le dhe mbi sinqeritetin për Allahun Tebarake ue Te’ala, e jo të ngrihet mbi Batil. Ata kanë epshe, kanë babëzi për dynjanë, kanë ambicje për pozita, etj., etj., të cilat i fshehin dhe tallen me njerëzit.

Video në AudioSelefi.org



Përktheu Alban Malaj